Opoja.net
Meka Mish

Presidenti Ademi takon përzgjedhësin Challandes dhe i shpreh mbështetjen e plotë të FFK-së para ndeshjeve të rëndësishme

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka takuar të dielën përzgjedhësin e Përfaqësueses, Bernard Challandes.

Kreu i FFK-së ia ka shprehur trajnerit mbështetjen e plotë të tij, të Komitetit Ekzekutiv dhe të stafit të skuadrës për fillimin e misionit të ri në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Agim Ademi dhe Bernard Challandes vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” (Foto: ffk-kosova.com)

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, ku u diskutua çdo detaj sa i përket organizimit të dy ndeshjeve që i kemi para vetës, kundër Danimarkës dhe kundër Bullgarisë – thuhet në njoftimin e FFK-së.

Me këtë rast është thënë edhe një herë se gjithsecili do të vazhdojë me krenari dhe përgjegjësi t’i përmbushë detyrat e tij.

Pas takimit, presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Challandes kanë vizituar edhe stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kanë parë nga afër gjendjen e fushës. /Telegrafi/

Mos i humb

Edhe pse spekulohet për largimin e tij, Mustafi ishte kapiten i Arsenalit në fitoren ndaj Colorado Rapids

Opoja.net

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në “GP Budapest 2019” pas triumfit në finale ndaj xhudistit rus

Opoja.net

Pas Muriqit, Fenerbahce synon edhe Pajtim Kasamin

Opoja.net

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Opoja.net

Avdijaj largohet nga Debreceni, rikthehet në Zvicër

Opoja.net

Zyrtare: Etrit Berisha prezantohet te Spal

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net