Opoja.net

Presidenti i Napoli hap derën për largimin e këtij lojtari

Sport
Presidenti i Napoli hap derën për largimin e këtij lojtari

Presidenti i Napoli ka hapur derën për largimin e një lojtari të skuadrës.

Kalidou Koulibaly me shumë gjasë do të largohet nga Napoli.

Ylli senegalez, Koulibaly, është afër të largohet nga Napoli, pasur parasysh interesimin e madh që shfaqet në drejtim të lojtarit.

Qendërmbrojtësi i Napoli kërkohet edhe nga Manchester City. Duke folur për lojtartin, presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis i ka lënë atij derën e hapur.

“Kalidou është njeri i shkëlqyer, do të ishte e tmerrshme dhe e dhimbshme ta humbin atë. Por, ka një kohë për gjithçka kur duhet të lëviz”, ka thënë De Laurentiis.

“Por çmimi prej 90 milionë eurove nuk është në tavolinë. Duhen dy palë për marrëveshjen”, ka shtuar presidenti i Napoli.

Mbetet të shihet nëse Manchester City do të ketë ofertën e duhur për të kënaqur skuadrën e Napoli.

Loading...

Mos i humb

Barcelona 3:1 Napoli, këto janë notat e lojtarëve

Fari Kolloni

Kompletohen çiftet çerekfinaliste, mësohet se kush me kë do të përballet

Fari Kolloni

Agjenti konfirmon gjithçka, kjo do të jetë e ardhmja e Lautaros

Fari Kolloni

Bayern – Chelsea, shënohet një super-gol në këtë ndeshje

Fari Kolloni

Pirlo trajner i Juventusit?

Fari Kolloni

Milan dhe Fiorentina po e bëjnë shkëmbimin e madh

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net