Opoja.net

Presidenti i UEFA-s tregon çka mund të ndodhë me këtë sezon të futbollit

Sport
Presidenti i UEFA-s tregon çka mund të ndodhë me këtë sezon të futbollit

Koronavirusi ka goditur edhe botën e futbollit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, thotë se sezoni aktual i futbollit mund të humbet nëse nuk do të ketë mundësi të rinisin ndeshjet e kampionateve deri në fund të qershorit.

Shumica e ligave në Evropë janë suspenduar përkohësisht shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, përderisa Kampionati Evropian që supozohej të zhvillohej këtë verë është shtyrë për vitin tjetër, transmeton Gazeta Express.

Ceferin thotë se sezoni mund të përfundohet prapa dyerve të mbyllura.

“Nëse ne nuk arrijmë me sukses t’i rinisim garat deri në fund të qershorit, atëherë sezoni me gjasë do të humbet”, ka thënë presidenti i UEFA-s.

Siç qëndron aktualisht, edhe nëntë ndeshje kanë mbetur deri në fund të sezonit të Premierligës, ndërsa disa liga në Evropë kanë edhe më shumë ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund të kampionatit.

Ceferin thotë se zhvillimi i ndeshjeve të mbetura prapa dyerve të mbyllura mund të jetë opsion i mirë për të gjithë Evropën.

“Është e vështirë për mua ta imagjinoj që të gjitha ndeshjet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, por ne nuk e dimë nëse do të mundë t’i rinisim garat dhe a do të mundë ta bëjmë këtë me tifozë apo pa ta”, tha ai.

“Nëse nuk do të kishte alternativë, do të ishte më mirë t’i mbyllnim kampionatet”.

Loading...

Mos i humb

Khedira: Nuk kam arsye pse ta lë Juven

Kushtrim Guraj

Scorsese bën film të shkurtër gjatë kohës në karantinë

Kushtrim Guraj

Interi lyp Lacazette

Kushtrim Guraj

Zyrtare: Serie A rikthehet më 20 qershor

Kushtrim Guraj

Van Gaal për United-in: 600 milionë funte dhe s’mund t’i blesh lojtarët që të duhen

Kushtrim Guraj

Napoli të bindur për transferimin e Azmoun

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net