Opoja.net

Presidenti i UEFA-s tregon si do të organizohet Euro 2020

Sport
Presidenti i UEFA-s tregon si do të organizohet Euro 2020

Koronavirusi ka shkaktuar dëme të mëdha në futboll.

Kampionati i ardhshëm Europian mund të mos luhet në 12 shtete.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, bëri me dije ditën e sotme se turneu ka gjasa të luhet në 11, 8, 5 ose në një shtet europian si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Jemi shumë të shqetësuar për situatën, por jemi totalisht të sigurtë se Kampionati Europian do të luhet. Plani jonë është EURO 2021 të zhvillohet në 12 shtete, por ka mundësi ta organizojmë në 11, 8, 5 ose në vetëm një vend”, u shpreh për televizionin spanjoll “Movistar+” presidenti Ceferin.

Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i futbollit europian shtoi se formati i kompeticioneve të klubeve Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës mund të zhvillohet me një takim në fazën gjysmëfinale që nga viti 2024.

“Faza finale me 8 ekipe është shumë e vështirë për t’u realizuar, por ajo me 4 skuadra në një javë do të ishte një rast i jashtëzakonshëm. Kjo mund jetë një opsion për sezonin 2024-2025”, përfundoi presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Maldini e pranon intersin e Milan për Thauvin

Kushtrim Guraj

Shtyhet shorti i 1/16 së finales së Kupës

Kushtrim Guraj

Maradona nuk ‘mundi të prehej në paqe’, tifozët hynë në ndërtesën e presidencës, policia i largoi me dhunë ata

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net