Opoja.net

Presidenti Thaçi: ABI Çarshia, storie e Kosovës së re evropiane

Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën ka vizituar Prizrenin dhe më shumë është ndalur tek qendra “ ABI Çarshia”, të cilen e ka quajtur storie të Kosovës së re evropiane.

Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që i bëri të shtunën “ Abi Çarshisë”, përgëzoi pronarët e saj për ndërtimin e kësaj Qendreje, si dhe tha se funksionimi i saj i suksesshëm tregon storie të Kosovës së re evropiane, një investim mbi 800 vende te punës, krijon fuqizim të fuqisë punëtore.

Ai gjatë vizitës kësaj Qendreje, ka bërë thirrje për institucionet lokale dhe qendrore që të përkrahin bizneset vendore. Ndërsa , Irfan Fusha, pronar i qendërs “ABI Çarshia”, ka falënderuar Presidentin për vizitën dhe ka premtuar se kjo qendër do të punësojë edhe 400 persona të tjerë, ku numri i të punësuarve do të arrijë në 1200.

Kreu i shtetit të Kosovës, gjatë vizitës “ Abi Çarshisë”, ka takuar shumë qytetarë të cilët ndodheshin në këtë Qendër si dhe bizneset të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre aty./tvprizreni.info/

https://youtu.be/5_YeJlCTAn4

Loading...

Mos i humb

12 fëmijë të lindur në 2008-en, vit kur lindi Kosova, pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net

Pas 35 vite punë në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar (Video)

Opoja.net

Rrënqethëse, ish-ushtari tregon çka u kishte thënë Adem Jashari mëngjesin e 5 Marsit

Opoja.net

Prizren: Godet tri shtylla dhe rrokulliset, tre persona të lënduar në vetaksident

Opoja.net

“Leni UÇK-në rehat, ajo i takon vetëm popullit”

Opoja.net

Pacientët nuk e pëlqejnë ushqimin në QKUK

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net