Opoja.net

Presidenti Thaçi flet për takimet në SHBA, thotë se vizita ishte e domosdoshme pas bisedimeve në Bruksel

Kosova
Presidenti Thaçi flet për takimet në SHBA, thotë se vizita ishte e domosdoshme pas bisedimeve në Bruksel

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, po qëndron në SHBA nga ku thotë se ka marrë mbështetje të plotë për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Thotë se me zyrtarë të shtetit amerikan diskutuan për hapat që duhet të ndërmirren në ecjen përpara të shtetit tonë.

“Mund të them se pas vizitës që kisha javën e kaluar në Bruksel ku diskutova me të ngarkuarin special të Bashkimit Europian për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi ishte mundësi dhe ishte e nevojshme dhe e domosdoshme që të jem edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që në këtë fazë të dialogut Kosovë-Serbi por edhe hapave tonë të mëtutjeshëm për integrime euroatlantike të jemi në Uashington dhe kisha kënaqësinë e veçantë që të bashkëbisedojë me zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së SHBA’së për hapat që duhet t’i ndërmarrë Kosova aktualisht por edhe në të ardhmen”, u shpreh Thaçi.

“Mund të them lirisht se SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në zhvillimet e brendshme, në stabilitetin institucional, në prioritetet që kemi ne si shtet dhe Kosova do të vazhdojë të mbetet aleati më besnik i SHBA’së në rajonin tonë”, shtoi i pari i vendit.

Thaçi thotë se në Bruksel dhe SHBA kërkoi që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të ketë vetëm një rend dite, çështjen e njohjes reciproke në mes të dy vendeve.

“Bashkëpunimi me SHBA’në është në vazhdën e angazhimeve tona strategjike , por ajo që duhet të theksoj është që edhe me zyrtarët në Bruksel por edhe në SHBA kam theksuar qartë se çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë të re dhe duhet të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo e njohjes reciproke në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj vijnë çështjet e tjera. Ne duhet të vazhdojmë këtë proces duke filluar nga koka e çështjes dhe jo nga bishti”, tha Thaçi.

28 Nëntori festohet me frikën e Covid-19 dhe atyre që nuk besojnë në virus

Opoja.net

Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në “Abi Çarshia” të Prizrenit

Opoja.net

Osmani i ndan Rifat Jasharit Urdhrin e Lirisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net