Opoja.net

Presidenti Thaçi mbërrin në Hagë për t’u intervistuar nesër nga Specialja

Kosova
Presidenti Thaçi mbërrin në Hagë për t’u intervistuar nesër nga Specialja

Thaçi arrin në Hagë për t’u intervistuar nesër nga Specialja.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë ka arritur në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Njoftimin se të hënën (13 korrik, 2020) do të udhëtojë për në Hagë, Thaçi e bëri përmes llogarisë së tij në Facebook. Ndërsa Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se ai tashmë ka rritur atje.

Sot (12 korrik, 2020) është mbajtur një mbledhje e Këshillit Kombëtar të Sigurisë nën kryesimin e Kryeministrit Avdullah Hoti, ku është diskutuar mundësia e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së Covid-19 në vend, dhe në këtë takim nuk ka qenë prezent Presidenti Hashim Thaçi.

Gjithnjë sipas burimeve, Thaçi nuk ka marrë pjesë në takimin e lartpërmendur për shkak se rreth orës 15:00, ai është nisur nga aeroporti i Tiranës për t’u intervistuar nesër në Hagë ku do të mbrohet nga avokati britanik Geoffrey Nice.

Kujtojmë se më datë 24 qershor, 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në propozim-aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Kr.imet e paraqitura në propozim-aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Në dhjetor të vitit 2011, senatori zviceran Dick Marty publikoi një raport në Këshillin e Evropës ku përmenden disa ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si të përfshirë në kr.ime lufte.

Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për formimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015.

Loading...

Mos i humb

Nuk reaguan për një dasmë në Podujevë, suspendohen tre policë

Opoja.net

Mësohet se cilat janë dy laboratorët e licencuar në Prishtinë e Lipjan për testime të koronavirusit

Opoja.net

Pritet të krijohet fond i veçantë për sigurimin e kulturave bujqësore

Opoja.net

Ministria e Shëndetësisë me udhëzime të reja kundër koronavirusit

Opoja.net

Nuk i ndahen detit kosovarët, kolona të gjata në kufi me Shqipërinë

Opoja.net

Ministria e Financave vjen me një njoftim të rëndësishëm për pagesën e 170 eurove të Pakos Emergjente

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net