Opoja.net

Presidentit Thaçi i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Kosova
Presidentit Thaçi i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se janë momente jo të lehta për të dhe familjen e tij. Thaçi ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësinë.

“Sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje që të mos e humbisni shpresën. Ne kemi fituar lirinë e pavarësinë dhe tani po e zhvillojmë shtetin”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se “shumë lehtë ashtu si të tjerët kam mundur të mos jem sot në këtë botë. Unë jam me fat që jam gjallë dhe e kam përjetuar ëndrrën shekullore të bëhet realitet”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar toleranca, respekti e bashkëjetesa janë ato që e qojnë vendin përpara. Ai ka thënë se asnjë vendim nuk mund të ndryshojë historinë, duke shtuar se Kosova ka qenë viktima dhe Serbia agresori.

“Ju lus për maturi e unitet, të qëndrojmë të bashkuar”, ka thënë ai.

Sot i është konfirmuar aktakuza edhe Kadri Veselit, ndërsa dje Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kujtojmë se, më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura/ FaktePlus/

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus, paralajmërohen masa para festave të fundvitit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net