Opoja.net

Presidentit Thaçi mund t’i ndalohet hyrja në Amerikë (Video)

Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të jetë udhëheqësi shtetëror dhe politikani i radhës që nuk do të mund t’ia mësyjë lirshëm Amerikës.

Ai ka vizë të mëhershme, bëjnë të ditur kabineti presidencial për Tribuna Channel, por nuk ka vendosur nëse do jetë më 4 shkurt në SHBA, në Lutjet e Mëngjesit.

Lutjet bëhen nga Kongresi dhe organizohen nga një organizatë qeveritare.

Burimet diplomatike të Tribuna Chanel bëjnë të ditur se kori diplomatik tashmë ka dhënë sinjalet për të gjithë liderët që iniciuan shfuqizimin e speciales që janë të “padëshirueshëm” për shtetet respektive.

Një person mund të ketë vizë amerikane, por mund t’i ndalohet hyrja në këtë vend.

Në këtë rast Thaçi mund të kthehet prapa, pasi që nuk ka ftesë zyrtare nga Presidenti.

Ambasada Amerikane, për Tribuna Channel thjeshtë tregon se Lutjet e Mëngjesit nuk organizohen nga shteti.

Nuk flasin nëse Thaçi ka vizë ose jo.

Nëse do ndodhte që Presidenti të kthehej mbrapa ky do ia kalonte skandalit të kryeministrit. E Kosova do bëhej lajm në gjithë botën, për të keq.

Kështu vlerëson edhe analisti politik, Krenar Shala.

Amerika nuk ia ktheu asnjë lloj përgjigje kryeministrit të vendit kur aplikoi për vizë edhe pse kishte ftesë nga një komandant atje, e edhe Britania po e len peng pa përgjigje.

Loading...

Mos i humb

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë – gjithsej 106 të infektuar

Opoja.net

Edhe tri raste të reja me coronavirus në Kosovë

Opoja.net

Kurti i përgjigjet Presidentit: Veç zgjedhje, tjerat janë shkelje kushtetuese

Opoja.net

Këto janë vendimet e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit!

Opoja.net

Nga sot ka filluar llogaritja verore e kohës

Opoja.net

Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net