Opoja.net

Presion mbi krerët e teknologjisë për të kontrolluar lajmet e rreme

Shefat ekzekutivë të kompanive Facebook, Google dhe Twitter u përballën me pyetje të vështira nga ligjvënësit amerikanë, për rolin e këtyre firmave në trazirat në Kongres, më 6 janar, dhe dështimin për të kontrolluar përhapjen e dezinformatave.

Shefat ekzekutivë u përballën me akuza se platformat e tyre të mediave sociale nuk arrijnë të kontrollojnë në mënyrë efektive përmbajtjen.

84
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Seanca virtuale dëgjimore në një komitet të Dhomës së Përfaqësuesve zgjati gjashtë orë.

Ligjvënësit thanë se platformat në fjalë promovojnë gjithçka, nga ekstremizmi politik deri te dezinformatat për vaksina.

Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha se nuk është e mundur që të kontrollohet e gjithë përmbajtja e dëmshme, pa cenuar liritë.

Por, ligjvënësit u shprehën të zhgënjyer me hezitimin e Zuckerbergut, si dhe të kreut të Twitter-it, Jack Dorsey, dhe të Google-it, Sundar Pichai, për të pranuar përgjegjësinë për rolin që platformat e tyre kanë luajtur në sulmin në Kongres.

Procesi i gjykimit të ish-presidentit Donald Trump në Senat.

Më 6 janar, mbështetës të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan, derisa ky i fundit po certifikonte fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale.

Pesë vetë, përfshirë një zyrtar policor, mbetën të vrarë në trazira.

Si është e mundur që ju të mos pranoni se Facebook ka luajtur një rol qendror në lehtësimin e planifikimit dhe ekzekutimit të sulmit në Kongres”, pyeti ligjvënësi demokrat, Mike Doyle, Zuckerbergun.

“Zgjedhjet tuaja kanë vënë jetën dhe demokracinë tonë në rrezik”, tha ai.

Seanca u zhvillua me mbështetje të plotë dypartiake. Edhe demokratët, edhe republikanët në Kongres duan ndryshimin e rregullave. Ata kanë vënë në shënjestër Nenin 230 të Aktit të Komunikimeve të Dinjitetshme – një rregull ky që i mbron firmat nga paditja për përmbajtjen që postojnë përdoruesit në faqet e tyre.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje më herët që ky rregull të rishikohet.

Shefat e rrjeteve sociale dhanë detaje për ndryshimet që kanë bërë në platformat e tyre. Ata kujtuan se kanë bllokuar llogaritë e Trumpit, pas pretendimeve të tij të rreme për mashtrime në zgjedhje. Po ashtu thanë se kanë bllokuar qindra mijëra postime që përhapnin dezinformata për sëmundjen COVID-19.

Shefi i Twitter-it, Jack Dorsey, tha se nëse Qeveria amerikane dikton atë që mund dhe nuk mund të thuhet në platforma, një gjë e tillë mund t’i kthejë ato në shërbime, ku njerëzit nuk mund t’i vënë në dyshim qeveritë.

Ky është realiteti në shumë vende sot”, tha Dorsey.

Ai sugjeroi krijimin e protokolleve të hapura, që do të shërbenin si udhëzime të përbashkëta për platformat e mediave sociale, kur bëhet fjalë për moderimin e përmbajtjes.

Por, anëtarët e komitetit nuk e mbështetën. Disa, madje, i akuzuan firmat për përdorimin e disa algoritmeve që i çojnë përdoruesit në përmbajtje më përçarëse dhe më ekstreme. Në këtë mënyrë, thanë ata, firmat i mbajnë njerëzit të angazhuar më gjatë dhe i rrisin fitimet.

Shefat e rrjeteve sociale i mohuan pretendimet e tilla dhe thanë se ato pasqyrojnë keqkuptimet rreth funksionimit të algoritmeve.

Të tre ata janë përballur me një sërë dëgjimesh në Kongres, këtë vit. Kjo ishte paraqitja e katërt për Zuckerbergun dhe e treta për Dorseyn dhe Pichain./Gazeta Sinjali/

Çmimi i katër versioneve të reja të iPhone 13

Opoja.net

Ky laptop lojrash Dell befason me çmimin

Opoja.net

Çmimi i iPhone 13 mund të jetë befasues, pavarësisht parashikimeve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto