Opoja.net

Prezantohet Galaxy Note 7

Teknologji
Prezantohet Galaxy Note 7

Samsung prezantoi Galaxy Note 7, i fundit në serinë e pajisjeve që janë një ndërthurje mes telefonit inteligjent dhe tabletëve.

Në fakt, produkti është i gjashti në serinë e këtij lloji, por Samsung vendosi numrin “7”  dhe për këtë shpjegimin e ka dhënë kohë më parë, kur deklaroi se Note 7 do të ishte një version hibrid mes Note 5 dhe S7 Edge.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Prenotimet për këtë pajisje fillojnë zyrtarisht që nesër (3 gusht) dhe më 19 gusht do të jetë i disponueshëm për të gjithë të interesuarit përmes kompanive kryesore të telefonisë, që do ta ofrojnë të parat.

Note 7 ka të njëjta parametra me S7 dhe S7 Edge, një procesor Qualcomm Snapdragon 820, 4 GB RAM, të njëjtën teknologji karikimi dhe Wifi dhe kamera kryesore 12 megapixel.

Ndryshimi është bateria, që është 3500 mAh, 500 më shumë se paraardhësi i tij, ndërsa risia më e madhe është tek identifikimi përmes skanimit të syve, teknologjia “Iris Scan”, që i shtohet asaj me gjurmë gishtërinjsh. Pajisja është rezistente ndaj ujit, madje edhe mund të shkruash mesazhe nën ujë me të.

Note 7 del me sistemin Android 6.0 Marshmallow, por kompania koreano-jugore thotë se në muajt në vijim do të zëvendësohet nga Android 7.0 Nougat.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net