Opoja.net

Prishet koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së në Prizren

Kosova
Prishet koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së në Prizren

Pas prishjes së koalicionit në nivel qendror, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka prishur koalicionin me Lidhjen Demokratike në Komunën e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Anton Quni, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren.

“Përmes një letre nga ana e kryetarit Mytaher Haskuka, jemi njoftuar se nuk ekziston më vullneti për të vazhduar koalicionin në nivel lokal”, tha ai.

Ndryshe, LDK dhe LVV edhe më herët kanë pasur disa probleme gjatë udhëheqjes së Komunës së Prizrenit.

Haskuka kishte thënë se koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren është i pakuptimtë. Kjo pasi LDK-ja nuk ka marrë pjesë në votimin për kryesues të asamblesë komunale, meqë rast koalicioni LVV-LDK e ka humbur mundësinë për ta udhëhequr asamblenë./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Prishtina prinë sërish me numrin e rasteve të reja me koronavirus

Opoja.net

Testi për koronavirus, qytetarët paguajnë deri në 120 euro për ta bërë atë

Opoja.net

Rritja e numrit të të infektuarve, a do të ketë shtim të masave, apo rimbyllje totale?!

Opoja.net

Zemaj u përgjigjet kritikave të deputetëve të VV-së për keqmenaxhim të pandemisë Covid-19

Opoja.net

Ministri Zemaj deputetit të VV-së: Në sy shihet që je i dyshuar për Covid, shko bëje testin

Opoja.net

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnjës s’mund të hyjnë në Kosovë pa vërtetim për COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net