Opoja.net

Prishtina e mposht Trepçën ’89

Sport
Prishtina e mposht Trepçën ’89

Prishtina e ka mposhtur me lehtësi 4:2 Trepçën ’89 të dielën në stadiumin Fadil Vokrri, duke e regjistruar fitoren e pestë në 12 takime këtë sezon.

Sabien Lilaj e hapi serinë e golave për Prishtinën, kur shënoi nga penalltia pas vetëm 12 minutave lojë, para se Leutrim Kryeziu ta dyfishonte epërsinë në minutën e 27-të.

Bismark Sie e ktheu Trepçën në lojë në minutën e fundit të pjesës së parë, kur e paraboloi portierin Haxho.

Pas një ore lojë, Besnuk Krasniqi shënoi gol të jashtëzakonshëm nga largësia, me Gauthier Mankenda që realizoi golin e katërt për bardhekaltrit në minutën e 66-të.

Arbnor Muja i dha një fije shpresë mitrovicasve kur e shënoi golin e dytë 20 minuta para fundit, por kjo ishte e gjitha çka Trepça mundi të bëjë në këtë takim të dominuar nga kryeqytetasit.

Kjo fitore, e dyta në tri ndeshjet e fundit, e dërgon Prishtinën e Zekrija Ramadanit në pozitën e katërt me 18 pikë, 11 më pak se lideri Ballkani.

Për Trepçën ’89, kjo ishte humbja e tretë radhazi dhe e shtata në 13 ndeshje deri tani, që e lë atë në pozitën e tetë me 14 pikë, vetëm katër larg zonës së rënies nga liga.

The post Prishtina e mposht Trepçën ’89 appeared first on FaktePlus.

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj

Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali

Kushtrim Guraj

Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Interit, tri mungesa të mëdha

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net