Opoja.net

Prishtina fiton Kupën e Kosovës, flet trajneri i skuadrës

Sport
Prishtina fiton Kupën e Kosovës, flet trajneri i skuadrës

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, e ka thënë se nuk ka fjalë ta përshkruajë fitimin e trofeut të parë si trajner, pasi bardhekaltrit e mundën Ballkanin në finale të Kupës së Kosovës.

Prishtina e fitoi trofeun e shtatë të Kupës së Kosovës dhe të parin nën udhëheqjen e Dallkut, pasi e mposhti 1:0 Ballkanin falë golit të Otto John të mërkurën në Stadiumin Fadil Vokrri.

Dallku e mori drejtimin e ekipit të parë të Prishtinës pas një periudhe të suksesshme me ekipin U-19 dhe, përveç trofeut, ia ka siguruar edhe një vend në kualifikime për pjesëmarrje në Ligën e Evropës për herë të parë pas vitit 2018 dhe të tretën në histori të klubit.

Duke folur pas triumfit në kupë, Dallku e pranoi se përqendrimi i plotë i bardhekaltërve ishte kjo garë.

“Ne nuk e kemi fshehur se fokusi jonë kryesor ka qenë në kupë, prandaj kemi luajtur pothuajse me ekip të dytë kundër Flamurtarit dhe Trepçës ’89”, tha Dallku.

Ai shtoi: “Ndjenje e papërshkrueshme. Emocion i papërshkrueshëm ta fitojë edhe si trajner kupën. E kemi studiuar shumë mirë lojën sepse kemi pasur kohë për ketë dhe kemi luajtur kundër tyre. John ishte pika me të cilën kemi dashur ta godasim kundërshtarin”.

Loading...

Mos i humb

Bayern – Chelsea, shënohet një super-gol në këtë ndeshje

Fari Kolloni

Pirlo trajner i Juventusit?

Fari Kolloni

Milan dhe Fiorentina po e bëjnë shkëmbimin e madh

Fari Kolloni

Pas eliminimit nga Champions, Zidane zyrtarisht e konfirmon të ardhmen e tij

Fari Kolloni

Zinedine Zidane për herë të parë eliminohet nga Liga e Kampionëve si trajner

Fari Kolloni

Guardiola ka diҫka për të thënë në lidhje me ndeshjen ndaj Real Madridit

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net