Opoja.net

Prishtina mposht Lirinë

Sport
Prishtina mposht Lirinë

Mesfushori i ri i Prishtinës, Endrit Krasniqi, është treguar kyq për skuadrën e tij sot, duke ia sjellë fitoren e radhës ekipit.

Ai me dy gola të bukur, i ka dhënë fitoren Prishtinës në duel me Lirinë në “Përparim Thaçi”

Golin e parë, Krasniqi e shënoi nga largësia, duke befasuar portierin e Lirisë, ndërsa të dytin nga gjuajtja e lirë

Liria në fakt kishte barazuar pak para fundit të pjesës së parë, por për më shumë nuk pati fuqi. Ndërsa Prishtina avancoi dhe e ruajti rezultatin deri në fund të takimit.

Duhet cekur se Liridon Fetahaj, që asistoi te goli i parë i Lirisë i shënuar nga Visar Berisha, pati një rast shumë të mirë në momentet e fundit të takimit, por topi i tij, nuk përfundoi në rrjetën e mysafirëve.

Liria pas dy xhirove ka mbetur pa fitore dhe pa pikë, ndërsa Prishtina vazhdon rrugëtimin e nisur vetëm me fitore, 2 ndeshje 6 pikë.

Vdes legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Kushtrim Guraj

Fjalimi motivues i Majlinda Kelemendit: Krejt cka kam, i arrita vetë 

Kushtrim Guraj

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net