Një rast i rëndë ka ndodhur para disa minutave në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Në një fabrikë të stiroporit në vendin e punës ka humbur jetën një 16 vjeçar.
Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar zyrtarë nga Policia e Kosovës.
“Policia ka pranuar këtë informacion bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, njësitët relevante janë në vendin e ngjarjes. Viktima i takon gjinisë mashkullore, ka vdekur në vendin e punës”, tha Policia.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Siç mëson Express makina e stiroporit ka qenë fatale për të miturin, gjatë punës me të makina i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse atij.
Mësohet se viktima është nga fshati Lubizhdë i Prizrenit.
Numri i punëtorëve që po humbin jetën në vendin e punës është duke u rritur si dukuri në vendin tonë.
Express shumë shpejt do të ju sjellë detaje të reja për këtë rast…
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.