Opoja.net

Prizren, aksion treditor për pastrimin e qytetit

Kosova
Prizren, aksion treditor për pastrimin e qytetit

Për shkak të bllokimit të procesit për kontraktim të kompanive për pastrim të qytetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike e Prizrenit prej sot do të fillojë me aksionin dhe fushatën vetëdijesuese për pastrimin e kësaj komune.

Në kuadër të këtij aksioni, për 3 ditë rresht do të bëhet largimi i pikave ilegale të mbeturinave, pastrimi, fshirja dhe kositja në 20 lokacione të ndryshme, përfshirë lagjet e ndryshme dhe zonat periferike të qytetit.

Lidhur me këtë iniciativë, Drejtoria e Shërbimeve Publike dje organizoi një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanive vullnetare dhe OJQ-ve të ndryshme, të cilët shprehën vullnetin për t’iu bashkangjitur kësaj fushate.

Aksioni do të fillojë nga ora 11:00 nga objekti i Administratës Komunale.

Ndwrsa, po sot kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të presw në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Por, paraprakisht Haskuka dhe Braathu do të bëjnë mbjelljen e dy fidaneve në parkun e ri të ndërtuar nga Komuna e Prizrenit, prapa ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë.

Loading...

Mos i humb

Javën e ardhshme nis shpërndarja e rreth 100 mijë vaksinave kundër gripit sezonal

Opoja.net

Kthehet prizrenasi Erhan Gjakmani pas operimit në Turqi

Opoja.net

Zyrtari i BE-së: Kosova ka nevojë për arsim cilësor pas rezultateve në testin PISA

Opoja.net

Gjermania përkrah njohjen reciproke të patentë-shoferëve, në janar një delegacion viziton Kosovën

Opoja.net

Bashkësia Islame e Kosovës ndihmon Shqipërinë me mbi 300 mijë euro

Opoja.net

Kosova mund të hyjë në vitin 2020 pa buxhet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net