Opoja.net

Prizren, konfirmohen edhe 19 raste të reja me coronavirus

Kosova
Prizren, konfirmohen edhe 19 raste të reja me coronavirus

Në Komunën e Prizrenit sot janë konfirmuar edhe 19 raste të reja me coronavirus.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë), transmeton Telegrafi.

Me rastet e fundit të konfirmuara, në Prizren numri i personave të infektuar ka arritur në 121, ndërsa gjithsej në Kosovë janë 1 mijë e 25 persona që janë prekur nga virusi COVID-19.

IKSHPK gjithashtu ka bërë të ditur se sot janë shëruar 10 persona, duke çuar kështu në 782 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Shoqata e Psikologëve kundër gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Opoja.net

Abrashi përcjell nga afër pastrimin e rrugëve dhe autostradave: Do t’i mirëmbajmë të gjitha rrugët e Kosovës

Opoja.net

Thaçi pajtohet me Borrell, EULEX-it i zgjatet mandati edhe për një vit

Opoja.net

Murati thotë se korrigjimi i kufijve e largon Serbinë përgjithmonë nga Kosova

Opoja.net

Dalin detaje nga vdekja e 21 vjeçares lehonë, në këtë gjendje arritë në Gjinekologji

Opoja.net

Vjosa Osmani e paraqet në Polici incidentin me deputetin e LDK-së

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net