Opoja.net

Prizren: Regjistrohet dita pa asnjë lindje në spital

Kosova
Prizren: Regjistrohet dita pa asnjë lindje në spital

Në spitalin e Prizrenit është regjistruar dita, e cila ka kaluar pas asnjë rast të lindjes, e që referuar raporteve nuk ka ndodhur së paku prej një viti, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kjo tregon për rënien e natalitetit nga viti në vit.

Në raportin për lindjet, që mban datën 18 janar 2020, thuhet se në maternitetin e Prizrenit nuk ka pasur asnjë rast të lindjes.

Prizreni është qendra e dytë më e madhe në vend, pas Prishtinës.

Krahasuar me vitin paraprak,  edhe gjatë vitit 2019  ka vazhduar trendi  i uljes së numrit të lindjeve për të cilin ka ngritur shqetësim edhe drejtuesit e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa”  .

Sipas drejtorit, Dr. Afrim Avdajt, vjet kanë ndodhur 262 lindje më pak se në vitin 2018, kur janë regjistruar 3.380 sosh.

Shqetësuese është se vitin që lamë pas, krahasuar me vitin 2018 ka pasur dyfish më pak lindje.

Në anën tjetër, zyrtarët arsimorë të Prizrenit kanë thënë për “Gazeta e Prizrenit” se në harkun kohor brenda tre vitesh, për shkak të rënies së numrit të nxënësve, në këtë komunë, pothuajse është shuar nga një shkollë fillore.

Loading...

Mos i humb

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Opoja.net

Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

Opoja.net

Autorit të Deklaratës së Pavarësisë s’iu pagua mundi kurrë!

Opoja.net

12 fëmijë të lindur në 2008-en, vit kur lindi Kosova, pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net

Pas 35 vite punë në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar (Video)

Opoja.net

Rrënqethëse, ish-ushtari tregon çka u kishte thënë Adem Jashari mëngjesin e 5 Marsit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net