Opoja.net

Prizren: Të punësuarat “8 marsin” si ditë pushimi, qytetarët mbesin pa shërbime

Kosova
Prizren: Të punësuarat “8 marsin” si ditë pushimi, qytetarët mbesin pa shërbime

Edhe pse në kalendarin e festave të Republikës së Kosovës nuk figuron që 8 marsi e njohur si festa ndërkombëtare e gruas të jetë ditë pushimi, një gjë e tillë nuk është respektuar në administratën komunale.

Zyrtaret komunale të gjinisë së bukur nuk ishin parë sot në vendet e tyre të punës, përveç disave të cilat kanë qenë të domosdoshme për të qenë të pranishme në zyret e tyre, e ne arritëm të xhirojmë vetëm dy prej tyre. Një gjë e tillë ka indinjuar shumë qytetarë, të cilët gjatë ditës kishin nevojë për shërbime të ndryshme në sportelet dhe zyret e administratës.

Një grup i të punësuarave në Komunë ditën e tyre të punës janë duke e kaluar në Shqipëri në mënyrë të organizuar, ndërsa shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit po mbulohen nga vet ato, kurse për këtë komoditet të tyre ato kanë marrë “ izë” nga drejtuesit e Komunës.

Loading...

Mos i humb

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net

Qytetarët, shumë të pakënaqur me drejtimin politik të vendit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net