Opoja.net
Meka Mish

Prizren: Xhamia e Myderriz Ali Efendiut, në shënjestër të pushtuesve

Xhamia e Myderriz Ali Efendiut është ndërtuar në vitin 1581 dhe supozohet se është ndërtuar mbi themelet e një shkolle (mejtepit) të vjetër. Objekti gjendet në perëndim të Zonës Historike të Prizrenit, në mes të Kishës Katolike Zonja Ndihmëtare dhe Xhamisë së Iliaz Kukës, raporton Gazeta Kosova Sot.

Sipas gojëdhënave, Myderriz Ali Efendiu ishte vëllai i Kukli Mehmed-beut. Ishte shkrimtar dhe myderriz në medresenë e Gazi Mehmed Pashës.

Minarja ka bazë gjashtëkëndëshe Xhamia ka planimetri drejtkëndëshe, ku në anët veriore dhe jugore gjendet hajati i gjysmë mbuluar. Minarja është e inkorporuar në planimetri të xhamisë, dhe gjendet në këndin lindor. Minarja ka bazë gjashtëkëndëshe, e suvatuar nga jashtë. Ndërtesa është e mbuluar me kulm katër ujor, të mbuluar me tjegulla argjile. Struktura e mureve është e ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqeror. Xhamia kufizohet me tri rrugica duke formuar një oborr në formë trekëndëshi me mure prej guri. Në oborrin e xhamisë janë edhe disa varreza, ndërsa në anën veriore është varri i Myderriz Ali Efendiut.

Pranë xhamisë gjendet varri i Aliut Faik Miftari pohon se Xhamia pësoi dëme të mëdha nga zjarri në vitin 1975, kështu që restaurimi dhe rikonstruktimi i tij zgjat deri në vitin 1981.

“Gjatë kohës në xhami janë bërë edhe disa renovime tjera joprofesionale gjë që kanë minimizuar vlerën origjinale të saj”, shprehet ai.

“Ndërtuesi i saj ka qenë Hasan Çelebiu. Ajo gjendej në mëhallën e atëhershme të quajtur Mamzi mëhallë. Në defterin (regjistrin) e sanxhakut të Prizrenit të vitit 1571 ceket se për mirëmbajtjen e saj Hasan Çelebiu ka lënë vakëf, 9 dyqane, një mulli me 2 guri dhe një vresht, shuma e gjithëmbarshme e saj ishte 68.620 akça”.

Faruk Ukallo shpjegon se kjo xhami për herë të parë del me këtë emër, pasi që gjer tani e kemi të njohur si xhamia e Myderriz Ali Efendisë. Ai thotë se me siguri gjatë kohës, pas vitit 1689, kjo xhami është rrënuar sikurse shumë të tjerë pas invadimit austriak në Ballkan, dhe pastaj atë e ka rindërtuar apo rinovuar myderriz Ali efendiu, i cili edhe ka shërbyer gjatë kohës së tij si imam në këtë xhami.

“Pranë xhamisë gjendet edhe varri i tij, i cili pasi ka ndërruar jetë është varrosur në oborrin e xhamisë”, tregon Faruk Ukallo. (Kosova Sot)

Mos i humb

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për forcimin e sistemit shëndetësor

Opoja.net

Fillon fushata për vende të shëndetshme të punës

Opoja.net

Moti sot në Kosovë

Opoja.net

Kosova sivjet pret rendimente më të ulëta të grurit (Video)

Opoja.net

S’ka heqje të vizave as gjatë Presidencës finlandeze

Opoja.net

Fillim-java me shi, nga e premtja mot me diell

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net