Opoja.net

Probleme me Golf’in e ri: VW detyrohet të ndërpresë prodhimin dhe porositë për 8’shin

Problemet me Golfin e ri nuk po ndalen. Volkswageni po detyrohet të ndërpresë porositë për bestsellerin e tij, Golf, për disa muaj. Arsyeja është problemi me ndihmësin elektronik për raste të urgjencës, eCall. Sipas informatave nga kompania, së paku 30,000 njësi nga prodhimi më i rëndësishëm në Grupin Volkswagen ndoshta do të duhet të shkojnë në servis, transmeton Koha.net. Prodhimi i Golfit aktualisht është ndërprerë, por të gjitha njësitë e reja të këtij modeli do të mbesin në pritje. Volkswageni ka konfirmuar për ndërprerjen e porosive. “Gjatë inspektimeve të brendshme, është konstatuar se disa vetura Golf 8 mund të kenë pasur një transferim të panjohur të të dhënave në njësinë e kontrollit”, thotë kompania. Prandaj, funksioni i ndihmësit elektronik nuk mund të garantohet plotësisht dhe në ditët në vijim, pritet vendimi i Administratës Federale të Trafikut të Gjermanisë. Golfi ende konsiderohet prodhimi më i rëndësishëm në industrinë automobilistike gjermane. Për këtë arsye, kreu i Këshillit të Punës, Bernd Osterloh, para disa ditësh shprehu shqetësimin e tij për problemet aktuale me Golfin e ri. Arsyeja kryesore të cilën e dhanë përfaqësuesit e punonjësve të Grupit të Volkswagenit, ishte dështimi i softuerit dhe elektronikës. Për Osterlohin, fillimi i gjeneratës së 8 ishte i gabuar. Numrat janë një tragjedi, sipas tij. Nga rreth 100,000 njësi të planifikuar, vetëm rreth 8,400 u prodhuan në Wolfsburg gjatë vitit 2019. The post Probleme me Golf’in e ri: VW detyrohet të ndërpresë prodhimin dhe porositë për 8’shin appeared first on Gazeta Express.,

Si të organizoni siç duhet desktopin tuaj

Opoja.net

Shikoni këto koleksione të bukura të sfondit të Windows 11

Merlinda Guraj

Ushtria amerikane kërkon një armë që ‘vret’ dronët

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net