Opoja.net

Problemet me zemër, ja si mund t’i vërtetoni

Shëndeti

Vitet e fundit vihet re një rritje e përhapjes së sëmundjeve të zemrës, të cilat konsiderohen edhe si një prej shkaqeve kryesore të vdekshmërisë në botë.

Nëse shqetësoheni për rrezikun nga sëmundjet e zemrës mund të bëni një truk shumë të thjeshtë: duhet të lëpini lëkurën tuaj për të parë nëse është shumë e kripur.

Një studim i fundit ka zbuluar se lëkura e kripur mund të jetë një tregues i qartë i zgjerimit të një pjese të zemrës.

Shkencëtarët nga Universiteti Erlangen-Nuremberg në Gjermani, matën përmbajtjen e kripës në lëkurë tek 100 pacientë që kishin probleme të lehta me veshkat dhe zbuluan një lidhje të fortë mes niveleve të kripës dhe gjendjes shëndetësore të zemrës së tyre.

Më pas matën tensionin e gjakut për 14 orë, masën e barkushes së majtë si dhe llogaritën nivelet e ujit në trup.

Këta persona rrezikoheshin më shumë nga hipertiroza e barkushes së majtë, një zmadhim dhe trashje e mureve të barkushes së majtë të zemrës. Disa studime sugjerojnë se shkaktar i saj është përdorimi i tepërt i kripës.

Loading...

Mos i humb

E konfirmojnë ekspertët: Kornoavirusi bartet edhe përmes ajrit

Kushtrim Guraj

Pulat mund të shkaktojnë një pandemi të re, 100 herë më të keqe se Koronavirusi

Kushtrim Guraj

Ja pse është shumë e rëndësishme të vendosim maska kur dalim në publik

Kushtrim Guraj

Çka është Remdesiviri dhe pse po e kërkojnë të gjithë?

Kushtrim Guraj

A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19, flasin nga OBSH

Kushtrim Guraj

Zbulim i ri: Versioni i ri i Covid-19 përhapet shpejt, por nuk është i rëndë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net