Opoja.net

ProCredit Bank me hapjen e Qendrës së Trajnimeve, promovon edhe Malet e Sharrit

Kultura
ProCredit Bank me hapjen e Qendrës së Trajnimeve, promovon edhe Malet e Sharrit

Prevalla tash e sa kohë konsiderohet të jetë një ndër vendet më të kërkuara në Kosovë, jo vetëm nga vendorët por edhe të huajt. Këtij vendi, përpos restauranteve dhe hoteleve, i është shtuar edhe Qendra e Trajnimeve nga ProCredit Bank, e cila poashtu ka një shtrirje në një vend tepër të veçantë dhe me një pamje mahnitëse. Jo rastësisht është vendosur që kjo qendër të jetë mu në zemër të Prevallës, gjithnjë duke pas parasysh bukurinë dhe ajrin e pastër të këtij vendi.

Kjo Qendër e Trajnimeve e cila në të ardhmen do të frekuentohet nga bankierë të shumtë nga rajoni, përpos trajnimeve që do ti përfundojnë në këtë qendër, në të njëjtën kohë ata do të kenë mundësi që të shijojnë për së afërmi bukurinë e Prevallës.

Qendra rajonale e trajnimeve e cila është e ndërtuar në Prevallë, do të ofrojë trajnime të avancuara të cilat janë të dizajnuara për të thelluar dhe përditësuar njohuritë e specializuara të punonjësve të bankave ProCredit si në Kosovë ashtu edhe në rajon në fushat e tyre të veprimtarisë dhe gjithashtu për të rritur aftësitë e tyre analitike dhe ndërpersonale.

Në inaugurimin zyrtarë të kësaj qendre, Ilir Aliu drejtor gjeneral në Bankën ProCredit në Kosovë tha se suksesi dhe qëndrueshmëria që ata shfaqim në operacionet e biznesit, janë rezultat i drejtpërdrejt i përkushtimit të tyre për arritjen e objektivave që ata i kanë vendosur në linjë me misionin dhe vizionin e bankës. “Gjithsesi, asnjë objektivë nuk mund të arrihet pa një skuadër punonjësish të motivuar, dedikuar dhe mirë-trajnuar. Andaj, për këtë arsye, investimet në trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të punonjësve tanë janë të një rëndësie të veçantë. Ne besojmë që zgjedhja e Kosovës për ndërtimin e kësaj qendre, investim ky mbi 3.2 milion i bankës tonë tregon përkushtimin e grupit ProCredit në avancimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve humane dhe vendosmërinë për zhvillimin e sektorit bankar dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, ka thënë Aliu.

Ky investim i bankës ProCredit u vlerësua edhe nga ministri Hoti i cili tha se zgjedhja e Kosovës për ndërtimin e kësaj qendre, është një hap i rëndësishëm dhe jep një sinjal pozitiv për kushtet e të bërit biznes në Kosovë. “Mënyrë kjo shumë e mirë për të treguar mundësitë e investimeve në Kosovë”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, edhe banorët e Prevallës i janë gëzuar shumë ndërtimit të kësaj qendre në vendin e tyre, duke besuar se me ndërtimin dhe funksionalizimin e kësaj qendre edhe jeta e tyre në një të ardhme të afërt do të bëhet edhe më e mirë. Sipas tyre, nëse kjo qendër e trajnimeve do të frekuentohet nga bankierë të ndryshëm nga rajoni, atëherë është një shansë i mirë për ta, sepse ata do të njihen për së afërmi me bukurinë e këtij vendi, dhe në këtë formë do të promovohet edhe turizmi, për të cilin konsiderojnë se duhet gjithnjë e më shumë ta zhvillojnë./KultPlus.com

Prizren, ekspozitë dyersh dhe dritaresh që çojnë drejt historisë

Opoja.net

‘A e n’kryot a?’, ‘Lum ajo nonë gji t’ka bo’: Urimet popullore në të folmen e Opojës

Opoja.net

Flet kompozitori i këngës “Marshi i UÇK-së”: Kam marrë miliona euro për këtë këngë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net