Opoja.net

Prodhimet vendore pak konsumohen në Prizren

Kosova
Prodhimet vendore pak konsumohen në Prizren

Veli Ahmetaj, ekspert i ekonomisë, është shprehur për “Kosova Sot” se është një gjendje alarmante sa i përket konsumimit të prodhimeve vendore. Ai shton se ekziston akoma mentaliteti i vjetër i qytetarëve se më mirë është të konsumohet prodhimi i huaj sesa ai vendor.

“Konsumimi i prodhimeve vendore jo vetëm veprim ekonomik” ishte tema e tryezës së organizuar dje nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016”, me moton “Unë konsumoj produkte vendore, po Ju”, me komunitetin e biznesit, atë akademik dhe studentët në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se konsumimi i prodhimeve vendëse duhet të jetë edhe më i madh sesa deri tash, kur dihet se vendi është vërshuar nga prodhimet e importuara, të cilat në disa raste janë të dyshimta për konsum.”Qytetarët duhet konsumuar produkte vendore, sepse janë më të mira se të importuarat nga shteti fqinj, Serbia”, është shprehur për gazetën Shahini.

“Vetëdija për konsum të prodhimeve vendëse po mungon, e po ashtu po mungon edhe vetëdija kombëtare. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës ende nuk e kanë prioritet prodhimtarinë vendëse dhe zhvillimin ekonomik. E që këto duhet të jenë prioritet ndër prioritete. Të dy qeveritë duhet të kenë një platformë të përbashkët për zhvillimin e prodhimtarisë vendore, e cila po mungon”, u shpreh Shahini, shkruan gazeta Kosova Sot.

Shumë para harxhohen për prodhime të huaja

Veli Ahmetaj, ekspert i ekonomisë në Prizren, ka ngritur shqetësimin e tij se Prizreni e ka gjendjen shumë alarmante sa i përket konsumimit të prodhimeve vendore. Ai është shprehur për “Kosova Sot” se ekziston akoma mentaliteti i vjetër i qytetarëve se është më mirë të konsumohen prodhimet e huaja sesa ato vendore. “Kjo gjendje aktualisht në Prizren është shumë e rëndë. Këtu duhet të akuzohen të dy qeveritë, si ajo e Kosovës edhe ajo e Shqipërisë, që nuk po bëjnë shumë në favor të prodhimeve vendore. Prizreni si një qytet i traditës tashmë ka humbur shumë në këtë pikë, ngase, sipas tij, më shumë mjete harxhon për prodhimet e huaja”.

Dajçi: Të subvencionohen fermerët që të rritet prodhimtaria

Njëri nga ndërmarrësit, Zylfi Fusha, fajëson edhe Qeverinë për pamundësinë që të rritet konsumimi i prodhimeve vendore. Ai thotë se Qeveria e ka tatimuar edhe qumështin vendor e kështu qumështi hyn me çmime të lira nga vendet e huaja. Ai thotë se është koha e fundit që të vetëdijesohet qytetari i Prizrenit për të konsumuar prodhimet vendore. Kryetari i komunës, Ramdan Muja, pohon se Komuna e Prizrenit e ka një pozitë strategjike për të tërhequr investime të shumta të huaja dhe vendore edhe për shkak të pozitës së saj gjeografike, pasi, sipas tij, është një rrugë lidhëse rajonale dhe kombëtare që e lidh Prishtinën me rajonin e Prizrenit dhe më tutje me Shqipërinë. “Jemi duke përjetuar aktin e keq se ende po harxhohen mjete më shumë për prodhimet e huaja se ato vendore. Është koha që prodhimet vendore t’i konsumojmë më shumë”, u shpreh ai. Kurse Mustafë Dajçi nga Pirana shprehet se duhet të bëhet më shumë që prodhimet tona vendore të konsumohen për të rritur cilësinë e prodhimeve në të ardhmen. Ai shprehet se shteti duhet të bëjë të pamundurën të subvencionojë fermerët që të rritet prodhimtaria bujqësore.

(Kosova Sot)

QKUK e konfirmon vdekjen e 29 vjeçares shtatzëne nga koronavirusi, ishte nga komuna e Prizrenit

Opoja.net

Në dy ditët e ardhshme temperaturat deri në -5 gradë

Opoja.net

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net