Opoja.net

Prokuroria kërkon paraburgim për gjinekologun, pas abortit të 13-vjeçares nga Gjilani

Kosova
Prokuroria kërkon paraburgim për gjinekologun, pas abortit të 13-vjeçares nga Gjilani

Aborti i 13-vjeçares nga Gjilani, kërkohet paraburgim për gjinekologun.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar paraburgim për gjinekologun, i cili dyshohet se kundërligjshëm ndërpreu shtatzëninë e një 13-vjeçarje nga ky qytet.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ndaj tij, sot nga prokurori i rastit është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.G., më 15 Shkurt 2020, në cilësinë e mjekut gjinekolog, në ordinancën e tij në Prishtinë, në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, pa pëlqimin e të dëmtuarës së mitur, nën moshën 14 vjeçare dhe pa pëlqimin e prindit apo kujdestarit, ka ndërprerë shtatzëninë e të miturës, duke e dëmtuar rëndë shëndetin e saj.

“Gjithashtu, i dyshuari me rastin e kontrollimit mjekësor gjinekologjik të të miturës, nuk e ka lajmëruar veprën penale të dhu’nimit, të cilën e ka zbuluar ushtrimit të detyrës së tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, e mitura dyshohet se ishte dërguar në motel, ku edhe kishte mbetur shtatzënë.

Ndërsa shtatzënia e saj ishte ndërprerë rreth javës së pestë në një ordinancë private në Prishtinë (emër i njohur për redaksinë).

Vazhdojnë gërmimet në varrezën masive të Kizhevakut

Opoja.net

Shpresa e bizneseve te Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Opoja.net

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net