Opoja.net

Promovohet kultivimi i boronicës

Natyra
Promovohet kultivimi i boronicës

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq bashkë me drejtorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus, morën pjesë në Ditën Fushore të Boronicës e cila këtë vit u mbajt në fshatin Vitomiricë të Pejës. Në këtë ceremoni të organizuar nga ministria në bashkëpunim me USAID-in, përpos varieteteve të boronicës së freskët, u prezantuan edhe gjemi, reqeli, si dhe gatesa të ndryshme me përmbajtje nga boronica.

Me këtë rast, ministrja Ziviq i përgëzoi kultivuesit e boronicës të cilët kishin ekspozuar prodhimet e tyre në këtë ditë fushore dhe u shpreh se ndjehet mjaft e lumtur që fermerët kosovar çdo vit e më shumë po i shtojnë plantacionet e tyre me këtë kulturë, e cila si e re dhe inovative në vend, ka vlera të larta krahasuar më shumë vende të rajonit.

Ajo gjithashtu theksoi se si ministri jemi të kënaqur me shtimin e jashtëzakonshëm të fermerëve që kanë përvojë dhe atyre që duan të merren me këtë sektor.

Nga ana tjetër, drejtori Martalus, tha se boronicat janë të kualitetit shumë të lartë dhe janë shumë të shijshme. Ai tha se me rritjen dhe zhvillimin e këtij sektori, si dhe angazhimi i fermerëve për t’u marrë me këtë veprimtari tregojnë fuqinë dhe potencialin e sektorit bujqësor në Kosovë. Ndërsa, e gjithë kjo që po shohim sot, tregon për vullnetin e fermerëve kosovarë për punë dhe për mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës që si rezultat ka shtytjen përpara të zhvillimit ekonomik.

Vlen të theksohet se mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Misionit të USAID-it në Kosovë, në vitin 2018 u nënshkrua Marrëveshje e Mirëbesimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në vend. Përmes kësaj marrëveshje, u krijua një program i veçantë për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Dy mijë fermerë në listën e zezë

Opoja.net

AKK-ja kërkon të rivlerësohen listat refuzuese të subvencioneve

Opoja.net

Tash e tutje bizneset do të paguajnë TVSH-në e importit të grurit dhe miellit

Opoja.net

Mustafa: Do ta fuqizojmë sektorin e bujqësisë

Opoja.net

Pandemia i shkaktoi miliona humbje industrisë së qumështit në Kosovë

Opoja.net

Komuna e Vushtrrisë ndan 145 sera për fermerë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net