Propozohet që 20 studentëve nga Dragashi, t’u ndahen bursa në vlerë 500€

Kosova
Propozohet që 20 studentëve nga Dragashi, t’u ndahen bursa në vlerë 500€

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash, Laurat Krasniqi, do të kërkoj ndarjen e bursave për studentët nga Komuna e Dragashit.

Sipas Krasniqit mundësitë buxhetore tashmë veç ekzistojnë, përcjell Opoja Sot.

Ai do të paraqes në rend pune kërkesën për ndarjen e 10,000 eurove për bursat e studentëve.

Sipas tij, ky fond në këtë vlerë do të ndahet për 20 studentë me vlerë 500€ për secilin./Opoja Sot/

Kërkesa e asambleistit Krasniqi

Si të themelohet fondi për bursa?

Kuvendi komunal në Sharr, në raportin buxhetor të vitit 2017 të prezantuar pranë kuvendit komunal, për kategoritë buxhetore Mallra dhe Sherbime për zyren e kryetarit dhe zyren e kuvendit ka shpenzuar 32,000.00€. Në buxhetin e miratuar për vitin 2018, nga kuvendi komunal për vitin 2018 janë ndarë 72,000.00€ për këto kategori buxhetore, më saktësisht 32,000.00€ janë ndarë nga fondi i përgjithshëm dhe 40,000.00€ nga fondi i të hyrave vetanake. Kjo kategori buxhetore është rritur për 40,000.00€. Duke parë këtë situatë dhe duke ditur se mundesitë buxhetore vetëm ekzistojnë. Para kuvendit komunal do të paraqes këtë kërkesë në rend pune: Ndarjen e 10,000.00€ për Drejtorinë e Arismit për dhënjen e bursave, 5,000.00€ do të ndahen nga zyra e kuvendit, ndërsa pjesa tjetër prej 5,000.00€ nga zyra e kryetarit. Ky fond në këtë vlerë do të ndahet për 20 studentë me vlerë 500€ për secilin. Në vitet tjera do te shiqohet mundësia buxhetore që fondi të rritet dhe mbeshtetja për këtë kategori të jetë më e madhe.

Laurat Krasniqi,
Anëtar i kuvendit komunal nga rradhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net