Opoja.net

Pse duhet të hani kivi çdo ditë?

Shëndeti
Pse duhet të hani kivi çdo ditë?

Fruti i kivit ka një numër të madh vitaminash të rëndësishme për trupin e njeriut, për shkak se përmban fibra, e minerale të domosdoshme.

Këshillohet që një kivi ta hani që në mëngjes, për shkak të vitaminës C që përmban, duke garantuar një nisje të mbarë për organizmin.

Në sajë të acidit citrik ndihmon edhe në tretje, i shton shkëlqimin lëkurës, parandalon rrudhat dhe krahas vitaminës C përmban edhe vitaminën E.

Gjithë këto veti, duke shtuar kaliumin, magnezin dhe manganin forcojnë sistemin imunitar, duke garantuar një rezistencë më të madh gjatë ditës.

Gjithashtu kivi mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, si dhe ndihmon kundër kollës, shkruan noa.al, përcjellë Klan Kosova. Kështu që edhe nëse nuk mundeni ta konsumoni që në mëngjes, gjeni momentin gjatë ditës dhe hajeni.

Si ndikon kafeja turke tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë

Opoja.net

Një mollë në mëngjes, 5 përfitime shëndetësore në trupin tuaj

Opoja.net

Qytetarët mund ta marrin rezultatin për COVID-19 brenda 15 minutave me testin rapid të antigjenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net