Opoja.net

Pse është e dëmshme për shëndetin nëse ankoheni çdo ditë

Shëndeti
Pse është e dëmshme për shëndetin nëse ankoheni çdo ditë

Hiqni dorë nga ankesat. E vërteta është se askush nuk dëshiron t’ju dëgjojë duke u ankuar dhe, përveç kësaj, ankimi është i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Stanfordit tregojnë se shpenzimi i vetëm gjysmë ore në ditë duke u ankuar e dëmton fizikisht trurin e njeriut, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se a jeni ju duke u ankuar apo duke e dëgjuar dikë të ankohet, ekspozimi në negativitet i dëmton neuronet në hippokampus – pjesën e trurit që përdoret për zgjidhjen e problemeve dhe funksionin kognitiv.

Me kohën, ankimi bëhet shprehi.

Nëse veç jeni të rrethuar nga njerëz që ankohen, atëherë jeni shumë të prirë që edhe ju të bëheni i tillë.

Hulumtuesit kanë treguar një gjë interesante se 95% e konsumatorëve që kanë probleme me një produkt nuk ankohen te kompania, por ankesat ua përçojnë 8 deri 16 njerëzve tjerë.

Ata kanë treguar se mënyra se si njerëzit ankohen nuk është aspak produktive sepse kjo formë e ankimit që e bëjnë shumica e njerëzve nuk i zgjidhë problemet aktuale/Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Gjashtë gjërat që i ndodhin trupit kur ecni çdo ditë

Opoja.net

Pse duhet ta përfundoni kurën e mjekimeve me antibiotikë

Opoja.net

Dëllinja – diuretiku më i mirë natyror

Opoja.net

Truri mund të tkurret nga stresi – ju e keni forcën ta ndalni këtë!

Opoja.net

Ushqimet e zakonshme që ju shkaktojnë probleme me veshka

Opoja.net

Keni yndyra të larta në gjak, përzierja e këtyre erëzave vepron më shpejt se ilaçet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net