Opoja.net

Pse është e rëndësishme mandarina?

Shëndeti
Pse është e rëndësishme mandarina?

Mandarina, është frut me vlera të shumta ushqimore e cila ka rëndësi të veçantë në shëndetin e organizmi tonë. Për një lëkurë plot shkëlqim, për të qenë sa më në formë me një peshë ideale dhe për shumë arsye të tjera, duhet të konsumoni sa më shumë nga ky frut magjik.

Mandarina është e pasur me vitamina C dhe E. Ajo është e njohur për efekte qetësuese dhe është përdorur për të zbutur ethet. Nëse e konsumoni rregullisht, ky frut ndihmon në përmirësimin e gjendjes së lëkurës. Jo vetëm kaq, por mandarina ju ndihmon të humbni në peshë në mënyrë natyrale.

Mandarina duke qenë pjesë e familjes së agrumeve, përmban një numër të madh të materieve kimike, që ndihmojnë në mbrojtjen prej sëmundjeve. Një mandarinë që peshon rreth 110 gramë përmban rreth 32 miligramë vitamina C, që është gjysma e sasisë së sugjeruar për nevojat ditore. Vitamina C luan rol të rëndësishëm në sintezën e kolagjenit dhe elastinës në trupin tonë. Kolagjeni dhe elastina janë proteina që janë pjesë përbërëse e lëkurës tonë, muskujve dhe indeve tjera lidhëse. Përveç se ju mbron nga mbipesha, mandarina është shumë e mirë kundër diabetit dhe arterosklerozës.

Antioksiduesit të cilët janë me bollëk tek mandarinat mund të ulin nivelet e kolesterolit “të keq”. Kjo arrihet përmes luftimit të radikaleve të lira të cilat oksidojnë kolesterolin, dhe i cili më pas mblidhet në murin e arterieve duke i forcuar dhe bllokuar ato, shkruan albeu. Në këtë mënyrë gjaku lëviz më vështirë nëpër arterie dhe si pasojë mund të kemi rritje të presionit të gjakut, goditje në tru, probleme në zemër ose në mushkëri.

Mandarinat mund të ulin rrezikun për zhvillimin e kancerit të mëlçisë. Në të vërtetë, studiuesit amerikanë kanë zbuluar se njerëzit të cilët kanë hepatit kronik mund të ulin zhvillimin e kancerit të mëlçisë duke pirë lëng mandarine të freskët. Në studimin njëvjeçar kishin marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës të cilët kishin pasur hepatit viral dhe pas konsumimit të lëngut të mandarinës në baza ditore nuk kishin shenja të kancerit të mëlçisë. Në mesin e 45 pjesëmarrësve me të njëjtin problem, ata të cilët nuk kanë konsumuar lëng mandarine, shkalla e zhvillimit të kancerit të mëlçisë ka qenë 8.9 për qind.

Si ndikon kafeja turke tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë

Opoja.net

Një mollë në mëngjes, 5 përfitime shëndetësore në trupin tuaj

Opoja.net

Qytetarët mund ta marrin rezultatin për COVID-19 brenda 15 minutave me testin rapid të antigjenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net