Opoja.net

Pse Facebook dhe Apple nuk pëlqehen mes vete?

Pse Facebook dhe Apple nuk pëlqehen mes vete?

Rivalitetet e korporatave të mëdha – Coca-Cola dhe Pepsi, Boeing dhe Airbus, McDonald’s dhe Burger King – kanë tendencë të kenë një gjë të përbashkët: konkurrencën për të njëjtin biznes.

Kjo është arsyeja pse rivaliteti ndërmjet  Facebook dhe Apple është kaq intrigues.

Që të dyja janë kompani të mëdha teknologjike dhe me kaq mbarojnë ngjashmëritë mes njera-tjetrës, shkruan BBC.

Pothuajse të gjitha të ardhurat e Facebook sigurohen nga reklamat, por sigurojnë vetëm një pjesë të vogël të Apple, e cila vjen kryesisht nga pajisjet dhe dyqani i saj i aplikacioneve, App Store.

Të dy kompanitë në të vërtetë nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën – ato thjesht nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën.

Për vite me radhë, Tim Cook, Shefi Ekzekutiv i Apple ka thënë se Facebook i trajton përdoruesit e saj si një produkt – për të fituar para nga reklamat – dhe manipulon shpejt dhe privatisht me privatësinë e tyre.

Ndërkohë Mark Zuckerberg, thotë se produktet e Apple janë të shtrenjta dhe se ekzistojnë qëllime të fshehta për të kritikuar Facebook.

Vitin e kaluar, sipas New York Times, Apple madje i ndaloi mjetet zhvilluese të Facebook.

Kapitulli i fundit i krej kësaj grindjeje veçse i ka përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy mega kompanive.

Tim Cook, Shef Ekzekutiv i Kompanisë Apple, GETTY IMAGES

Ti hedhësh kripë plagës

Në fillim të këtij viti, Apple njoftoi se do të prezantonte një veçori të quajtur App Tracking Transparency (Aplikacion për Gjurmim të Transparencës), për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre.

Ç’është më e rëndësishmja, klientët duhet të zgjedhin të dhënat e tyre – të dorëzuara më parë si parazgjedhje (default) – për t’u përdorur nga aplikacione të tilla si Facebook.

Ky është një problem masiv për Facebook, i cili shet reklama të synuara për të përfitime  që janë atraktive për sytrin e njeriut. Ajo thotë hapur se kjo do të dëmtojë biznesin e saj.

Apple ka shtyrë për më vonë ndryshimet e propozuara deri në vitin e ardhshëm, për t’u dhënë kohë zhvilluesve për t’u përgatitur.

Në një letër përmes së cilës e përshkruan pse ndryshimi u vonua javën e kaluar, Jane Hovarth nga Apple nuk mund t’i rezistonte një reagimi nga Zuckerberg: “Drejtuesit e Facebook kanë bërë të qartë qëllimi i tyre është të mbledhin sa më shumë të dhëna të jetë e mundur.

“Kjo shpërfillje e privatësisë së përdoruesit vazhdon të zgjerohet.”

Facebook u përgjigj duke thënë: “Ata po përdorin pozicionin e tyre dominues të tregut për të vetë-preferencuar mbledhjen e tyre të të dhënave, ndërsa e bëjnë gati të pamundur që konkurrentët e tyre të përdorin të njëjtat të dhëna.

“Ata pretendojnë se ka të bëjë me privatësinë – por ka të bëjë me fitimin.”

Kjo, për Apple, është njësoj sikur ti hedhësh kripë plagës së hapur, e cila, me plot krenari, beson se ka një model biznesi më fisnik se Facebook.

Që në vitin 2010, bashkëthemeluesi i Apple Steve Jobs thuhet se e paralajmëroi Facebook për privatësinë.

Dhe në vitin 2018, Z. Cook, shefi aktual i Apple, tha se ai mund ta kishte bërë të njëjtën gjë sikurse Facebook duke përdorur të dhëna për të shitur reklama, por “ne zgjodhëm të mos e bënim atë”.

Roger McNamee, një investitor i Silicon Valley dhe autor i Zucked, një libër kritik rreth Facebookut dhe themeluesit të tij Mark Zuckerberg, nuk është madje as adhurues i Facebook.

“Kultura e Apple ka të bëjë me faktin e fuqizimit të klientëve të saj,” thotë ai, “kultura e Facebook po shfrytëzon përdoruesit e saj.”

“Historikisht, Apple ka pasur shumë arsye për ti kritikuar njerëzit e tjerë dhe ka zgjedhur të mos e bëjë këtë.

“Unë mendoj se ky është një atribut i atillë që na tregon se sa fyese ata e konsiderojnë sjelljen e Facebook.”

A ka ndonjë pike ndalese Facebook-u, sidoqoftë? A po përpiqet Apple në fakt të përdorë dominimin e saj në treg për të ngrirë konkurrentët?

Megjithëse biznesi i reklamave i Apple është relativisht i vogël, Morgan Stanley parashikon që të ardhurat e saj nga reklamat do të rriten ndjeshëm në vitet e ardhshme.

Pra, a dëshiron të ndalojë mbledhjen e të dhënave të përdoruesve nga Facebook vetëm për të arkëtuar në vetvete?

Kjo do të ishte një gjë e çuditshme intelektualisht.

Mark  Zuckerberg, Shef Ekzekutiv i Facebook, REUTERS

Reagime të befasishme 

Një nga reklamat më të zakonshme televizive amerikane këtë vjeshtë është një fushatë e privatësisë së Apple.

Një seri njerëzish shpërthejnë papritmas me gjëra të turpshme që u kanë kërkuar në internet të huajve të rastësishëm.

Titulli është: “Disa gjëra nuk duhet të ndahen – iPhone ju ndihmon ta mbani këtë kurs.”

Kështu që, Apple qartë beson se privatësia është e popullarizuar – do të ishte e çuditshme që të nënçmohej kjo.

E padrejtë për zhvilluesit 

Megjithatë, Apple është përshkruar nga të gjitha anët e spektrit politik si monopolistike.

Aktualisht është përfshirë në një seri veprimesh ligjore, pas akuzave që abuzon me App Store-in e saj dominant për të vendosur kushte të padrejta për zhvilluesit.

Dhe pastaj ka akuza se nuk paguan pjesën e saj të drejtë të taksës, diçka që kompania e mohon. Argumenti i privatësisë sigurisht që e bezdis Z. Zuckerberg. 

Në vitin 2014, kur Z. Cook kritikoi për herë të parë publikisht Facebook-un për trajtimin e klientëve të tij si një produkt, shefi ekzekutiv i Facebook-ut u kundërpërgjigj, duke i thënë revistës Time: “Një zhgënjim që kam është se shumë njerëz gjithnjë e më shumë duket se barazojnë një model biznesi reklamash me diçka që duket të jetë në përputhje me klientët tuaj.

“Çfarë, ju mendoni sepse jeni duke paguar Apple se jeni në një farë mënyre në një linjë me ta?

“Nëse do të ishit në një linjë me ta, atëherë ata do t’i bënin produktet e tyre shumë më të lira”.

Dhe mbase ai ka këndvështrim këtu- Apple është një nga kompanitë më të pasura në botë.

Betejë e pasinqertë

Pjesa edhe më e çuditshme e këtij përbuzjeje të ndërsjellë është bashkëvarësia e dy kompanive.

IPhone do të ishte shumë më pak tërheqës për shumë klientë nëse Facebook (së bashku me WhatsApp dhe Instagram) nuk do të ishte në dispozicion.

Në të kundërt, a do të kërkonin njerëzit për platforma të tjera të mediave sociale nëse nuk do të mund të përdornin Facebook-un në një iPhone?

Ka kuptim që të dy kompanitë të kenë një marrëdhënie të shëndetshme dhe solide pune.

Megjithatë, nuk e bëjnë.

Ekspertja e Apple, Carolina Milanesi është një nga shumë prej atyre që beson se të dy kompanitë thjesht e shohin botën në një mënyrë tjetër dhe armiqësia midis tyre është kulturore dhe personale.

“Për nga aspekti filozofik, ato dallojnë shumë të me njëra-tjetrën”, thotë ajo.

“Kur e shihni Apple nëse ata kanë një ndjesi të fortë lidhur me atë se si po sillet Facebook kundër klientëve të tyre, atëherë pse e kemi Facebookun si një aplikacion në pajisjet Apple?” Dhe kjo është pika kryesore e problemit.

Deri më tani, kjo kishte të bënte me që dy kompani që nuk po shkonin mirë njëra me tjetrën. Megjithatë, ka qenë një luftë e rremë – marrëdhënia e tyre ka qenë në të vërtetë sinergjike.

Ajo që Apple tani po propozon, megjithatë, është larg nga lufta e rreme.

Të mos gabohet në lidhje me këtë – fiksimi i saj me privatësinë nuk është i mirë për Facebook. Rregullat e saja të reja do të dëmtojnë rrjetin social.

Nga të gjitha rivalitetet e mundshme në teknologjinë e madhe, Facebook kundër  Apple duket, në pamje të parë, më pak e mundshme. Google është konkurrenti i qartë i Facebook; Microsoft dhe Google janë të Apple.

Mirëpo çështja e privatësisë ka provokuar një betejë midis Facebook dhe Apple që nuk do të ndalet. Dhe ka të ngjarë që viti 2021 do ta shohë atë rivalitet teksa bëhet edhe më tutje.

Si ta përballosh tmerrin e të lënit “seen”

Opoja.net

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net