Opoja.net

Pse njerëzit rrëqethen nga disa tinguj

Shëndeti
Pse njerëzit rrëqethen nga disa tinguj

Nëse vetëm edhe paramendimi i gërvishtjes së thonjve në tabelë ju rrëqeth, lirisht fajësojeni amigdalën tuaj, kompleksin e bërthamave që gjendet në maje të lobit temporal.

Shkencëtarët kanë zbuluar që kjo pjesë primitive e trurit qëndron pas averzionit ndaj toneve të larta. Sipas fjalëve të tyre, tingulli i cili krijohet kur prekim me thonj tabelën, e cila është në zonën e njëjtë të frekuencës sikurse edhe piskama e fëmijës, paraqet instinktin e lashtë për mbijetesë.

Gjatë hulumtimit është skanuar truri i 13 vullnetarëve të cilët kanë dëgjuar tinguj të ndryshëm, të cilët i kanë vlerësuar sipas asaj se sa shumë u pëlqen secili. Sa më i papërshtatshëm ka qenë tingulli, më aktive ka qenë amigdala, transmeton Koha.net. Amigdala pas kësaj ka aktivizuar korteksin dëgjimor, për ç’arsye tingulli ka qenë edhe më i papërshtatshëm.

Vullnetarët si më të sikletshmin e kanë vlerësuar tingullin i cili krijohet me thikën e cila gërvisht xhamin. Grithja e thonjve në tabelë është vlerësuar si tingulli i pestë më i sikletshëm.

“Duket se në kokë aktivizohet diçka shumë primitive. Ndoshta ky është një lloj i alarmit nga amigdala në korteksin dëgjimor. Ekziston gama e frekuencave në të cilat veshi ynë është më së shumti i ndjeshëm”, ka thënë Sukhbinder Kumar, nga Universiteti në Newcastle.

Si ndikon kafeja turke tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë

Opoja.net

Një mollë në mëngjes, 5 përfitime shëndetësore në trupin tuaj

Opoja.net

Qytetarët mund ta marrin rezultatin për COVID-19 brenda 15 minutave me testin rapid të antigjenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net