PSG fiton në minutat e fundit kundër Atalantas

Sport
PSG fiton në minutat e fundit kundër Atalantas

PSG ka fituar në minutat e fundit kundër Atalantas.

Një ndeshje plot emocione është luajtur sot në Estadio da Luz në Portugali ku skuadra e PSG-së e siguroj kualifikim për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Atalanta ishte në epërsi për 90 minuta lojë por PSG e përmbysi rezultatin për 60 sekonda lojë.

Mund të cilësohet si njëra prej ndeshjeve më dramatike që janë parë në Ligën e Kampionëve.

Për 90 minuta lojë Atalanta e ruajti epërsinë prej 1-0 por e humbi atë në minutat shtesë të ndeshjes.

Ishte Një ndeshje e bukur, më shumë raste nga të dyja skuadrat por që ishte skuadra italiane ishte shumë afër ta prek një ëndërr që nuk e kishte imagjinuar në fillim të kësaj gare.

Pjesa e parë ka mundur të jetë tërësisht më ndryshe nëse në minutën e tretë do të shënonte Neymar.

Braziliani u gjend ballë për ballë portierit të Atalantas por që për çudi nuk shënoi. Goditja e tij përfundoj jashtë në këndin e djathtë të portës.

Atalanta do të vinte në epërsi në minutën e 27-të të ndeshjes me anë të Mario Pasalic.

Duvan Zapata do të asistonte për të kurse ai do të shënonte një gol të bukur me të majtën e tij për rezultat 1-0.

Me këtë rezultat do të përfundonte pjesa e parë kurse PSG do të sulmonte vazhdimisht në pjesën e dytë.

Inkuadrimi i Mbappe ishte krucial për PSG pasi që ky i fundit edhe asistoi në njërin gol të francezëve.

Kur po kalonte minuta e 90-të, Atalanta për një moment u mendua se do të jetë në gjysmëfinale por një depërtim në anën e majtë të Neymar dhe një pasim i tij për Marquinhos vjen edhe goli i barazimit.

Pa kaluar 60 sekonda, PSG do të shënonte përsëri.

Kësaj here ishte Eric Maxim Choupo-Moting që shënoi gol po në minutën e 90 pas një asistimi që mori nga Mbappe.

Me këtë gol PSG kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku do ta pret fituesin e çiftit Leipzig – Atletico Madrid që zhvillohet nesër.

Lamtumirë Milan, Paqueta po transferohet te klubi i madh francez

Fari Kolloni

Bombë nga Italia: Milan i’a ‘vjedh’ nga duart Depayn Barcelonës!

Fari Kolloni

Haziri pas fitores së Dritës: E zDriti Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin

Fari Kolloni

Presidenti Thaçi e quan historik kualifikimin e Dritës

Fari Kolloni

Drita mposht Sileksin, bën historinë në Europa Ligë

Fari Kolloni

Presidenti i Barcelonës numëron tashmë 20 mijë e 731 nënshkrime kundër tij

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net