Opoja.net

PSG me ofertë të çmendur për Ramosin pasi Reali “po tallet” me kapitenin

Sport
PSG me ofertë të çmendur për Ramosin pasi Reali “po tallet” me kapitenin

Lider në fushë, lider edhe jashtë fushe.

Sergio Ramos i ka dhënë shumë Real Madridit për shumë vite, por sot, negociatat për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2021, janë bërë shumë të vështira.

E çuditshme nga ana e Real Madridit që një kapiteni si Ramos, dyshojnë t’ia zgjasin atë sipas dëshirave të 33-vjeçarit që kërkon të paktën dy vite kontratë.

AS tani raporton se për tensionin e krijuar në Madrid është alarmuar Paris Saint Germain që ka bërë ofertë të çmendur për kapitenin spanjoll.

PSG ka bërë gati një kontratë tre vjeçare për Ramosin dhe një pagë vjetor 20 milionë euro, shumë më shumë se që paguhet në Madrid, 12 milionë, pagë të cilën Reali po negocion për t’ia zbritur në mënyrë që të rinovojë edhe për disa sezone.

Do të ishte çmenduri që pas legjendave si Raul, Casillas, Ronaldo e shumë të tjerë, Reali të mos marrë mësim dhe të heqë dorë edhe nga njeriu i La Decimas.

The post PSG me ofertë të çmendur për Ramosin pasi Reali “po tallet” me kapitenin appeared first on FaktePlus.

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani rezulton negativ, mposht koronavirusin

Kushtrim Guraj

Zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale

Kushtrim Guraj

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net