Opoja.net
Meka Mish

Punëtorët nuk po i zë Qeveria

Godinat e Qeverisë nuk janë duke i zënë nëpunësit shtetërorë. Prandaj, Ekzekutivi është duke bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje, nëpërmjet së cilës duhet t’iu bëjë vend edhe 2.600 të punësuarve, për të cilët nuk ka hapësirë në ndërtesat që janë në pronësi të Ekzekutivit.

Mbështetur në një dokument zyrtar, në objekte me qira aktualisht janë të vendosur 1.211 të punësuar të Qeverisë. Kostoja vjetore për këtë qira është 1.675.200.00 euro. Por pas zhvendosjes së disa institucioneve këtë vit, në hapësira me qira është paraparë të vendosen edhe 1.350 zyrtarë të tjerë.

“Pra, gjatë vitit 2019…, totali i zyrtarëve që duhet të akomodohen është rreth 2.600”, thuhet në këtë dokument. “Duke pasur parasysh koston aktuale që paguajmë për qira dhe duke shtuar këtu edhe koston shtesë që është, atëherë shuma vjetore që do të shpenzohet për qira është rreth 3.500.000.00 euro. Gjithashtu, duhet të kihet parasysh kostoja shtesë e mirëmbajtjes dhe e shpenzimeve komunale që rritet në këtë rast, e sipas analizës diku rreth 40 për qind e qirasë vjetore”, shkruan sot Koha Ditore.

Bazuar në këtë analizë, krahas qirasë vjetore prej 3.5 milionë eurosh për 2.600 zyrtarë, edhe një milion euro është kostoja e shpenzimeve shtesë, që përfshin mirëmbajtjen dhe shpenzimet komunale. Kësisoj, kostoja vjetore për zyrtarët që nuk i zënë ndërtesat e Qeverisë mbërrin në 4.5 milionë euro.

Mos i humb

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Opoja.net

A po e merr SHBA rolin udhëheqës në dialogun Kosovë – Serbi?

Opoja.net

KFOR-i do të kryej ushtrim në fshatin Zhur

Opoja.net

Kosovës po i ikë fuqia punëtore

Opoja.net

Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë

Opoja.net

Haradinaj thotë se taksa 100 për qind për Serbinë mund të jetë e përjetshme

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net