Opoja.net

Qerka: Shpifjet ndaj meje janë bërë për ta dëmtuar familjen e presidentit Thaçi

Kosova
Qerka: Shpifjet ndaj meje janë bërë për ta dëmtuar familjen e presidentit Thaçi

Enis Qerka thotë se shpifjet ndaj tij janë bërë për ta dëmtuar familjen e presidentit Thaçi.

Ish-këshilltari i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se shpifjet, siç i konsideron ai, janë bërë ndaj tij për ta dëmtuar familjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Shpifjet ndaj meje janë bërë për ta dëmtuar familjen e Thaçit”, është shprehur Qerka.
Ai pretendon se nuk ka qenë shofer i vëllait të presidentit.

“Nuk kam qenë shofer i vëllait të presidentit, kam qenë zyrtar i logjistikës e jo shofer i Gani Thaçit”, thotë Qerka.

“Nuk jam shkarkuar nga ministri, e kam kërkuar lirimin me mirëbesim”, ka thënë Qerka.

Tutje, Qerka thotë se ka raporte të mira me vëllain e presidentit dhe ka respekt për familjen e tij.

“Unë për familjen Thaçi kam shumë respekt. Nëntë vjet bëhen që unë jam në byro, tash baci Gani që një vit është në pension dhe kam raporte të shëndosha me këtë person”, shtoi Qerka.

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net

28 Nëntori festohet me frikën e Covid-19 dhe atyre që nuk besojnë në virus

Opoja.net

Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në “Abi Çarshia” të Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net