Opoja.net

Qeveria do të duhej t’i hapte 100 mijë vende pune

Kosova
Qeveria do të duhej t’i hapte 100 mijë vende pune

Po t’i mbanin premtimet parazgjedhore dy partnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK, gjatë dy vjetëve të fundit në Kosovë do të duhej të hapeshin 100 mijë vende të reja pune, nga 200 mijë sa ishin premtuar gjatë një mandati 4-vjeçar të ekzekutivit.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në qershor të vitit 2014, PDK-ja kishte premtuar se po të drejtonte Qeverinë gjatë një mandati qeveritar do t’i hapte 200 mijë vende të reja punës, përderisa 120 mijë i kishte premtuar LDK-ja e kryeministrit Mustafa.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Por, sipas ekspertëve të ekonomisë, shumë pak vende pune janë hapur deri më tani, madje edhe më pak se që janë hapur në mandatet e qeverive të mëparshme, shkruan gazeta Zëri, përcjell Opoja.net.

Përpos vendeve të reja të punës, dy partitë më të mëdha në vend kishin premtuar edhe shndërrimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), si dhe liberalizimin e vizave për kosovarët, premtime këto që ende nuk janë plotësuar etj.

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net