Opoja.net

Qeveria e Kosovës krijon komision për matjen e territorit

Kosova
Qeveria e Kosovës krijon komision për matjen e territorit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për krijimin e Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Vendimi u mor pasi Kuvendi nuk arriti që ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, për shkak të kundërshtimeve të opozitës por edhe një pjese të deputetëve të koalicionit qeverisës.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ratifikimi i marrëveshjes është një prej kushteve të BE-së për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Në mbledhjen e qeverisë, të premten, u tha se komisionin do ta përbëjnë përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave, të Fakultetit të Shkencave matematiko-natyrore, përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesit e rajonit të Pejës ku ndodhet edhe kufiri i diskutueshëm.

Është paraparë edhe përfshirja e KFOR-it, BE-së, EULEX-it dhe të ambasadës së SHBA-së.

Kryeministri Isa Mustafa tha se qëllimi është „që të përcaktohet nëse më marrëveshje Kosova ka humbur territor“ siç pretendon opozita.

Besohet se përfundimi i punës së këtij komisioni do të bëhet nga fundi i muajit janar 2017.

Ndërkohë, opozita me herët ka deklaruar se një nismë e këtillë paraqet „fyerje“ dhe „mashtrim“ ndërkohë që ekspertët thonë se në aspektin shkencor dhe profesional nuk ka mundësi që të matet hapësira e cila nuk është e përkufizuar.

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net