Opoja.net

Qeveria e Kosovës për tre muaj harxhon rreth gjysmë miliardi euro

Kosova

Në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për llogaritë qeveritare bëhet e ditur se të hyrat qeveritare për tremujorin e dytë të vitit 2019 ishin 610.8 milionë euro, ndërsa shpenzimet 493.9 milionë euro.

Agjencia e Statistikave tregoi edhe ku u shpenzuan paratë qeveritare në këtë tremujor.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 57 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Në tremujorin e dytë të 2019-së, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të qeverisë ishte 493.9 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 32 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet me 27 për qind, formimi i kapitalit bruto me 18 për qind dhe konsumi i ndërmjetëm me 11 për qind. Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raportin e ASK-së. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Këto janë vendimet e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit!

Opoja.net

Nga sot ka filluar llogaritja verore e kohës

Opoja.net

Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

Opoja.net

“Der Spiegel”: Një intrigë e rrëzoi Albin Kurtin, politikanin që deshi të luftonte korrupsionin

Opoja.net

Arrijnë 7 mijë teste të reja për koronavirus

Opoja.net

Nesër fillon llogaritja verore e kohës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net