Opoja.net

Qeveria e re austriake premton angazhim në liberalizimin e vizave për kosovarët

Kosova
Qeveria e re austriake premton angazhim në liberalizimin e vizave për kosovarët

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin bisedoi për proceset integruese dhe për mbështetjen e integrimit Europian të Kosovës.

Weidinger theksoi se qeveria e re austriake ka deklaruar në programin e saj, se me prioritet te lartë do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe se do angazhohet edhe më tej në procesin e libaralizimit të vizave.

Ai gjithashtu tha se Austria është mbështetetëse e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Weidinger informoi Rekën se Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë dhe mbështet projekte në sektore të ndryshme si në arsim të lartë, shkencë, ekonomi, biznese të vogla dhe të mesme e tjera. Ky shtet radhitet i pari si investitori më i madh në fushën e arsimit të lartë.

Ndërkaq, Reka e falënderoi Weidinger dhe shtetin austriak për përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Loading...

Mos i humb

“Diaspora po investon në patundshmëri për t’i ruajtur lidhjet familjare”

Opoja.net

IKSHP tregon rezultatet e dy personave që dyshohej se kishin koronavirus në QKUK

Opoja.net

As taksë, as reciprocitet, por ambient të barabartë afarist

Opoja.net

Ligji anti-duhan kthehet pothuajse në pikën zero

Opoja.net

S’ka mjekë, repartet në spitalet rajonale drejt mbylljes

Opoja.net

Kush e dha lajmin e njohjes nga Xhamjaka i pari dhe si i kapi euforia liderët e Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net