Opoja.net

Qytetarët i kërkojnë legjislativit ta votojnë nesër Trustin

Kosova
Qytetarët i kërkojnë legjislativit ta votojnë nesër Trustin

Për të 6-tën herë, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, do të hidhet për votim në Kuvend, të enjten.

Në 5 tentimet paraprake, nisma e Qeverisë dështoi të miratohet, shkaku i mungesës së votave.

Kësaj here Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është fort e bindur se punët do të jenë ndryshe, meqë sipas saj, koalicioni i ka numrat.

“Të enjten presim t’i kemi deputetët në Kuvend, pasi ka qenë një mungesë e disa prej tyre për arsye të ndryshme. Mendojmë se këtë javë, ashtu sikur i kemi parashikimet, ligji do të kalojë”, u shpreh ajo në televizionin publik.

Votimin e Projektligjit qytetarët thonë se do ta mirëprisnin nën arsyetimin se i njëjti u mundëson tërheqjen e 10 %.

“Bazuar në gjendje momentale ekonomike është mirë të tërhiqen. Kur të plakemi e kemi këtë 90 % tjetër”,thotë një qytetar për Front Online.

Ne jemi për. Pleqërinë nuk është se po e presin shumë. Në Kosovë çdo send është i paparashikueshëm, nuk i dihet, më mirë me i tërhjek tash”, shprehet një tjetër për Front Online..

Kërkesën e tyre e përkrah PDK-ja, por ndaras prej Pakos për Rimëkëmbje.

“LDK-së po i thojmë le ta votojnë iniciativën ligjore PDK-së se është më e mirë sesa e atyre. Nëse janë në pyetje vetëm mjetet e Trustit, kemi marre iniciativën tjetër ligjore, përmes plotësim-ndryshimit të ligjit, u shpreh Bedri Hamza, shef i grupit parlamentar në këtë parti..

As me njërën e as me tjetrën pale s`po pajtohet ekonomisti Safet Gerxhaliu.

“Më shumë kam qenë ithtar  i asaj që Qeveria të hyjë në borxh, ta rris borxhin publik, por vërtetë t`i ndihmojë të gjithë pa dalllim. Të veprojë si në vendet tjera”, theksoi ai për Front Online.

Front Online ka kërkuar nga Trusti shumën e përgjithshme që mund të tërhiqet, statistika se kush dhe sa mund të përfitojë nga Trusti, por nga ky institucion ka thënë se përgjigje për këtë mund të japin vetëm pasi Kuvendi të vendosë se çfarë do të bëjë me këtë çështje.

Nga ana tjetër sipas një studimi të Institutit GAP në rast se legjislativi voton pro Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, atëherë gjysma e kontribut paguesve pensional mesatarisht mund të tërheqin nga Trusti vetëm 31 euro.

Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale të vendit – vendimi të hënën

Opoja.net

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net

28 Nëntori festohet me frikën e Covid-19 dhe atyre që nuk besojnë në virus

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net