Qytetarët pastrojnë, Komuna shpenzon: Mbi 65 mijë euro të raportuara si shpenzime për mirëmbajtjen e rrugëve dimërore

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Komuna e Dragashit, në raportin për realizimin e buxhetit për periudhën e tremujorit të parë të këtij viti, ka deklaruar se ka shpenzuar 65,974.48 euro për ‘mirëmbajtjen e rrugëve dimërore’.

Ndonëse në tre muajt e parë të vitit 2019, sipas raportit, nuk ka pasur asnjë investim kapital, për arsye se projektet kanë qenë ende në fazën e hartimit dhe prokurimit, shuma e mjeteve që ishte shpenzuar gjatë kësaj periudhe nga kjo kategori buxhetore ishte e madhe.

‘’Shpenzime për investime kapitale, në periudhën raportuese janë 65,974.48 euro. Shpenzime për investime kapitale në këtë periudhë nuk ka pasur, projektet janë në fazën e hartimit dhe prokurimit. Kjo shumë është shpenzuar për mirëmbajtjën e rrugeve dimërore’’, thuhet në këtë raport.

Ndërkohë, qytetarët e Komunës së Dragashit nëpër të gjitha fshatrat, gjatë dimrit ishin mobilizuar në shumë raste me vetëiniciativë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, si pasojë e shërbimeve jo të kënaqshme nga Komuna, e cila thotë se ka shpenzuar gjithë këto para për ‘mirëmbajtjen e rrugëve dimërore’./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: ,
- Reklama-
- Reklama-