Opoja.net

Rakitic do të mbetet te Barcelona

Sport
Rakitic do të mbetet te Barcelona

Ivan Rakitic nuk do të largohet nga Camp Nou këtë verë. Është një mesazh që ka qenë i qartë nga kroati gjatë gjithë verës, dhe pavarësisht se kush ka shfaqur interes për të, ai gjithmonë e ruajti dëshirën e tij për të qëndruar te Barcelona.

Juventusi është skuadra e fundit që ka provuar fatin e tyre me kroatin vetëm këtë javë, por Barcelona qëndroi e vendosur në refuzimin e tyre.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Rakitic nuk është në shitje sepse, përveç të tjerash, ai nuk dëshiron të lëvizë para se kontrata e tij të përfundojë në vitin 2021.

Përgjigja ‘jo’ ishte ajo që e gjeti Juventusi kur trokiti në derën e Rakitic dhe ishte e njëjta përgjigje që i është dhënë Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedit.

Për Ernesto Valverden, Rakitic është një lojtar i rëndësishëm dhe një emër i rëndësishëm në mesfushën e tij.

Ai luajti 54 herë në sezonin 2018/19, njëri nga lojtarët me më shumë paraqitje në skuadrën e Barcelonës.

Por, Rakitic u pushua në ndeshjen kundër Athletic Biblao këtë sezon dhe katalanasit pësuan. Ai hyri në pjesën e dytë dhe ndikimi i tij ishte i qartë; ai fitoi topin dhe Barcelona u rrit në lojë./Telegrafi/

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj

Pele me letër emocionuese për Maradonën: “Të dua, Diego”

Kushtrim Guraj

AC Milan vs Celtic, formacionet zyrtare

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net