Opoja.net

Rama kërkon hapjen e degës së ‘Air Albania’ në Prishtinë

Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kërkuar kompanisë “Air Albania” të marrë në konsideratë hapjen e një dege në Prishtinë. Lajmi bëhet i ditur në ERTV News, ndërkohë që mësohen detaje të reja në lidhje me operimin në Tiranë të “Air Albania”.

Kështu, Shqipëria tashmë ka kompaninë e saj ajrore të flamurit kombëtar. “Air Albania” ka lindur pas një përgatitjeje të gjatë dhe falë partneritetit me “Turkish Airlines”, në akademinë e së cilës janë shkolluar 38 stjuardesat, stjuartët dhe e gjithë pjesa tjetër shqiptare e personelit.

Avioni i parë i kësaj kompanie është ulur të premten në mbrëmje në Tiranë, me emblemën e stilizuar të shqiponjës në trupin e Airbus 319.

Të parët që kanë ngjitur shkallët e “Lasgushit” kanë qenë studentët e ekselencës, për një fluturim inaugurues Tiranë-Stamboll, si një urim simbolik për vitin e ri shkollor.

Pas muajit të testeve “Air Albania” do të fluturojë edhe në Romë, Londër, Milano e Bolonja, për t’u shtrire hap pas hapi në drejtime të tjera. Duket se dega më e afërt që mund të hapet do të jetë ajo e Prishtinës, pasi mësohet se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kompanisë të konsiderojë edhe hapjen e një dege në kryeqytetin e Kosovës. /ATSH/Opoja.net/

Loading...

Mos i humb

Një kat i shtëpisë u zhyt nën tokë, familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Opoja.net

Thumana disa ditë pas tërmetit

Opoja.net

Sërish tërmet në Shqipëri, ndjehen lëkundje pas mesnate

Opoja.net

Rama: 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut

Opoja.net

Shoqata studentore shqiptare në Harvard mbledh mbi 9 mijë dollarë për të prekurit e tërmetit

Opoja.net

Në Shqipëri 6500 persona në çadra, 525 pallate të dëmtuara

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net