Opoja.net

Rama paralajmëron ndarje dramatike më 21 korrik

Shqipëria

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e paralajmëruar lidhur me takimin e mbajtur më herët me kreun e Kuvendit dhe atë të opozitës për reformën në drejtësi, ka paralajmëruar se ky proces mund të shënojë një “ndarje të re dramatike” për vendin.

Rama ka deklaruar se, reforma në drejtësi është një revolucion i mirëfilltë dhe sipas tij “nuk ndodh gjithnjë që një revolucion i vonuar të jetë objekt i një diskutimi kaq të madh përballë një muri shurdh që synon me çdo kusht ta pengojë këtë revolucion paqësor dhe transformues për gjeneratën tjetër dhe të tjerat”.

“Kjo është reforma më e rëndësishme dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga një moment deri tek i cili unë do të shpresoj deri në minutën e fundit se do të arrihet bashkimi i të gjithëve për t’i çelur rrugën këtij transformimi, por që mund të jetë edhe momenti dramatik për një ndarje të re”, ka deklaruar Rama, përcjell Top Channel.

Sipas tij, ndarja në fjalë është mes atyre që janë të vetëdijshëm përse janë në Parlament dhe atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim kolosal.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi deri në fund të vendosur që t’i hapim rrugë këtij revolucioni dhe të mundësojmë që Shqipëria të ndahet nga një epokë e karakterizuar nga mungesa e drejtësisë, kultura e pandëshkueshmërisë dhe pamundësia e njeriut të zakonshëm për të gjetur të drejtën në një derë gjykate”, ka thënë Rama.

Mos i humb

Shqipëri: 80 mijë persona të diagnostikuar me diabet

Opoja.net

Shqipëria përsëri goditet nga një tërmet

Opoja.net

Sërish tërmet: Lëkundje të forta godasin Shqipërinë, magnituda 4

Opoja.net

105 të plagosur nga tërmetet në Shqipëri, tre në gjendje serioze

Opoja.net

Vazhdojnë tërmetet pas mesnate, Shqipëria goditet edhe tri herë

Opoja.net

Tërmetet në Shqipëri, shkon në 25 numri i të lënduarve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net