Opoja.net

Rashica i jashtëzakonshëm, kjo është statistika e tij me Werder Bremen

Sport

Milot Rashica duket se është në formën e tij më të mirë deri më tani.

Ai duket se ka bindur trajnerin e Werder Bremen, dhe tashmë po aktivizohet në formacionin e parë.

Rashica po luan në fazën e sulmit, dhe shpeshherë si një 9 fals, ku po e gjen vetën mjaft mirë, dhe po tregohet vendimtar për skuadrën e tij.

Anësori kosovar ka arritur që të shënoj në dy paraqitjet e tij të fundit, madje duke zënë vend edhe në formacionin më të mirë të javës.

E kjo formë e jashtëzakonshme e Milot Rashicës sigurisht se na jep një statistikë të veçantë.

Ish anëtari i Llamkos Vushtrria, ka arritur që në nëntë ndeshje në Bungesliga në vitin 2019, të realizojë shtatë gola, përcjell lajmi.net.

Sigurisht, një numër të tillë të golave ka regjistruar vetëm sulmuesi polak i Bayern, Robert Leëandoëski.

Shpresojmë që forma e njëjtë ta përcjell Rashicën edhe në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, e në veçanti në atë kundër Bullgarisë.

Loading...

Mos i humb

Pas Smajlajt, edhe Luiza Gega shpallet kampione Ballkani

Opoja.net

Përfaqësuesit ndërkombëtarë të pingpongut vizitojnë KOK-un

Opoja.net

Maqedonasit kufizojnë shqiptarët për ndeshjen e 26 marsit, bileta vetëm me kartë identiteti

Opoja.net

Kjo është skuadra e radhës nga Premierliga që kërkon Muriqin

Opoja.net

Në Shkup do të ketë policë të Kosovës gjatë ndeshjes së Kombëtares me Maqedoninë

Opoja.net

Karateistët synojnë pikë në Dubai për turneun kualifikues të Parisit, që vlen për kualifikim në “Tokio 2020”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net