Opoja.net

Rashica ka diçka për të thënë për Robin Krasniqin

Sport
Rashica ka diçka për të thënë për Robin Krasniqin

Rashica e çon në qiell Robin Krasniqin.

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi të shtunën që lamë pas ka arritur njërin nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij duke u shpall kampion i botës në kategorinë gjysmë të rëndë

Pas këtij suksesi, shumë figura të njohura i dhanë mbështetje maksimale derisa erdhi edhe në vendlindje, duke e mbajtur edhe një konferencë për gazetarë.

Njëri nga mbështetësit e boksierit nga Juniku ishte edhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica.

Rashica postoi një fotografi në rrjetin e tij social “Instagram” ku shihej teksa po e ndjekte Haxhi Robin Krasniqi në një intervistë që e pati ky i fundit në Klan Kosova.

Më këtë rast, Rashica ka lënë të nënkuptohet se ka qenë krenar me atë që ka arritur boksieri nga Kosova, Haxhi Robin Krasniqi.

Kujtojmë se Milot Rashica nuk kishte marrë pjesë në grumbullimin e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit tetor.

U zhvillua ndeshja revyale për nder të 28 Nëntorit ndërmjet Veteranëve të futbollit dhe FSK-së

Opoja.net

Urimi i kapiteni legjendar për 28 Nëntor

Kushtrim Guraj

Vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor, e pësojnë Trepça ’89, Llapi dhe Feronikeli

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net