Opoja.net

Rashica “Lojtari i Vitit” te Werderi

Sport
Rashica “Lojtari i Vitit” te Werderi

Tifozët e Werder Bremenit kanë zgjedhur Milot Rashicën “Lojtar të Vitit”, ka konfirmuar klubi gjerman.

22 vjeçari shpërtheu në pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë, duke qenë njëri nga top performuesit në ligë në këtë pjesë të sezonit.

Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Rashica shënoi në fanellën e Werderit nëntë gola e bëri pesë asistime, derisa shtoi tre gola të tjerë dhe një asistim në Kupën e Gjermanisë, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë te Werderi.

Për shkak të formës së tij të jashtëzakonshme, atij i është rritur edhe çmimi në treg nga 7 në 20 milionë euro.

Disa nga momentet më të mira në sezonin që lamë pas për Rashicën ishin goli ndaj Bayernit në Kupë, goli nga gjuajtja e lirë ndaj Frankfurtit dhe shpërthimet e tij ndaj Augsburgut dhe Schalkes.

Në votat e tifozëve në Facebook, Rashica la prapa Jiri Pavlenkan dhe Claudio Pizarro.

Loading...

Mos i humb

Messi për vdekjen e Bryant: S’kam fjalë, një gjeni i vërtetë na braktisi

Opoja.net

Amir Rrahmani i mrekullueshëm, tregon pse e bleu Napoli

Opoja.net

Vedat Muriqi vazhdon me formën e jashtëzakonshme, shënon në derbin e madh

Opoja.net

Muller shënon golin e 100-të në ‘Allianz Arena’

Opoja.net

Valencia e mundi Barcelonë pas 13 viteve, fërkon duart Real Madridi

Opoja.net

Mike Tyson rrëfehet për përleshjen e tij të vetme sa ishte në burg

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net