Rashica mund të luajë të shtunën ndaj Freiburgut

Sport
Rashica mund të luajë të shtunën ndaj Freiburgut

Milot Rashica mund të përfshihet për ndeshjen e radhës në Bundesligë, atë ndaj Freiburgut që luhet të shtunën.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt.

Ai ka bërë të ditur se Rashica mund të aktivizohet për disa minuta në këtë përballje.

“Ditët e pushimit i kanë bërë mirë Rashicës. Ai ka bërë stërvitje me ekipin dhe është i gatshëm për këtë takim. Ai mund të luajë ndoshta 45 minuta”, u shpreh trajneri i Werderit, Kohfeldt.

Rashica ishte shumë afër të largohej nga Werderi gjatë verës, por transferimi i tij te Bayer Leverkuseni dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar. Te kjo skuadër, Rashica pritet të transferohet në janar

Pique, Messit: Prit edhe një vit derisa ata të shkojnë

Kushtrim Guraj

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të bëhet me 21 mijë ulëse

Kushtrim Guraj

Zidane pas humbjes kundër Shakhtarit: Do ta gjej një zgjidhje

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net